LAJMI I FUNDIT:

Kush ka orar më të mirë për të fituar titullin? 14 ndeshje të mbetura, 42 pikë në lojë 

Kush ka orar më të mirë për të fituar titullin? 14 ndeshje të mbetura, 42 pikë në lojë 

Kur kanë mbetur edhe 14 xhiro deri në mbyllje të sezonit 2023/24, Ballkani, Llapi dhe Drita, duket se do të luftojnë fuqishëm për titull.

Ballkani ka 45 pikë si lider, Llapi ka 44 pikë si e dyta, ndërsa Drita ka 43 pikë si e treta, duke u futur në metrat e fundit më gjasa për titull, pasi një fitore e njërës, apo një barazim ose humbje e tjetrit, do të kemi ndryshime në renditje.


Standings provided by Sofascore

Sa i përket ndeshjeve mes vete, duke që Drita është më në disavantazh, pasi me rivalët për titull luan dy ndeshje, të dyja si mysafir.

Ballkani ka tri ndeshje, dy në shtëpi, me Llapin dhe Dritën, ndërsa dy xhiro para fundit i shkon Llapit në “Zahir Pajaziti”.

Njëjtë edhe Llapi, ka tri ndeshje me rivalët direkt, dy në shtëpi me Dritën dhe Ballkanin, ndërsa i shkon Ballkanit në xhiron e 26-të.

Ballkani, sikurse edhe Llapi nga këtu deri në fund, zhvillojnë shtatë ndeshje në shtëpi dhe shtatë si mysafir.

Drita në anën tjetër, ka orar më të vështirë, pasi që zhvillon gjashtë ndeshje në shtëpi dhe tetë si mysafir.

Më poshtë e gjeni orarin në xhirot e mbetura të tri ekipeve në luftën për titull kampioni.


Orari i Ballkanit deri në fund

Dukagjini – Ballkani

Ballkani – Malisheva

Fushë Kosova – Ballkani

Ballkani – Llapi 

Prishtina – Ballkani

Ballkani – Liria

Feronikeli 74 – Ballkani

Ballkani – Drita

Gjilani – Ballkani

Ballkani – Dukagjini

Malisheva – Ballkani

Ballkani – Fushë Kosova

Llapi – Ballkani

Ballkani – Prishtina


Orari i Llapit deri në fund

Feronikeli 74 – Llapi

Llapi – Gjilani

Malisheva – Llapi

Ballkani – Llapi

Llapi – Liria

Llapi – Drita

Dukagjini – Llapi

Llapi – Fushë Kosova

Prishtina – Llapi

Llapi – Feronikeli

Gjilani – Llapi

Llapi – Malisheva

Llapi – Ballkani

Liria – Llapi


Orari i Dritës deri në fund

Fushë Kosova – Drita

Drita – Prishtina

Feronikeli 74 – Drita

Drita – Gjilani

Malisheva – Drita

Llapi – Drita

Drita – Liria

Ballkani – Drita

Dukagjini – Drita

Drita – Fushë Kosova

Prishtina – Drita

Drita – Feronikeli 74

Gjilani – Drita

Drita – Malisheva


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre

Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre

Premier League
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Premier League
Mediat spanjolle e konfirmojnë, ideja për të futur Joselun në lojë kundër Bayernit nuk ishte e Ancelottit

Mediat spanjolle e konfirmojnë, ideja për të futur Joselun në lojë kundër Bayernit nuk ishte e Ancelottit

Liga e Kampionëve
Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Ligue 1

"Do të jem tifozi më i madh i Tottenhamit ndonjëherë" - Kai Havertz me deklaratë sensacionale pas fitores së Arsenalit ndaj Man united

Premier League
Kalo në kategori