LAJMI I FUNDIT:

Investimet globale në ushtri janë rritur me 9 për qind

Investimet globale në ushtri janë rritur me 9 për qind

Në vitin e fundit, investimet në ushtri në nivel global u rritën me 9 për qind në një rekord prej 2.2 trilion dollarë në vit, shkruan Sky News.

Analiza e re parashikon një rritje edhe më të madhe të investimeve ushtarake këtë vit, pasi bota po hyn në një “periudhë më të rrezikshme”, transmeton Telegrafi.

Sipas hulumtimit të publikuar sot nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS), Rusia shpenzon mbi 30 për qind të buxhetit të saj për ushtrinë.


Vendet e NATO-s kanë rritur investimet në ushtri me 30 për qind në dekadën e fundit, që ndoshta është një reagim ndaj pushtimit rus të Krimesë në vitin 2014.

Donald Trump shkaktoi reagime të stuhishme kur u ankua dy ditë më parë tek disa anëtarë të NATO-s se nuk plotësojnë investimin minimal në ushtri të parashikuar nga NATO, i cili shkon në 2 për qind të buxhetit të shtetit.

Trump ka thënë se ai mbështet sulmet ndaj anëtarëve të aleancës që nuk e përmbushin këtë kërkesë.

Në studimin e IISS, ata shkruajnë se SHBA dhe Evropa po rrisin prodhimin e raketave dhe municioneve, me fokus në sistemet e artilerisë dhe të mbrojtjes ajrore, zona që janë lënë pas dore që nga Lufta e Ftohtë.

Kina dhe Rusia janë më të përqendruara në teknologjitë e reja, si raketat hipersonike që udhëtojnë më shumë se pesë herë më shumë se shpejtësia e zërit, duke i bërë ato shumë të vështira për t’u kapur.

“Sërish po investohet në armët bërthamore. Kina po ndërton kapanone të reja për raketa dhe SHBA po modernizon kokat bërthamore dhe sistemet e shpërndarjes,” shkroi IISS.

Për 65 vjet, IISS ka publikuar një raport në të cilin monitoron gjendjen e çdo ushtrie në botë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Evropa
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori