Carlo Ancelotti i tregon Viniciusit ‘sekretin’ për t’u bërë lojtari më i mirë në botë
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka deklaruar gjatë vikendit se në nivelin që Vinicius luajti ndaj Gironës, ai mund të llogaritet si lojtari më i mirë në botë. Tani tekniku italian e ka përsëritur këtë gjë në konferencën për shtyp para sfidës ndaj Leipzig.
“Los Blancos” morën një fitore me rezultat të thellë 4-0 ndaj Gironës, duke e çuar në pesë pikë diferencën në tabelë me klubin katalanas, dhe tani janë të përqendruar tërësisht tek dueli me Leipzigun në Ligën e Kampionëve.
“Nëse ai arrin ta mbajë këtë formë, po. Ai ka shumë kualitet dhe shfaq shumë intensitet në driblimet dhe sprintet e tij. Nëse ai e bën këtë vazhdimisht për 90 minuta, atëherë rivalët nuk do të jenë në gjendje të merren me të në pjesën e dytë”, ka thënë Ancelotti.
Braziliani ishte i përfshirë në fitoren ndaj Gironës duke shënuar një gol spektakolar dhe duke dhuruar një asistim të bukur për Jude Bellingham.
Kjo ka bërë që Ancelotti ta motivojë brazilianin duke pretenduar se nëse ai luan në këtë mënyrë, do teë jetë më i miri në botë.
Në fund italiani u pyet edhe për serinë pozitive të rezultateve së fundmi, duke thënë se për këtë ka kontribuar atmosfera e mirë.
“Si një seri, e shoh solide, serioze dhe një ekip të motivuar, me një atmosferë të mirë, askush nuk ankohet, të gjithë kontribuojnë. Gjithçka po shkon mirë për momentin, përkundër vështirësive që kemi pasur, kjo falë karakterit të lojtarëve”, përfundoi 64-vjeçari./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“S’kemi pse kapërcejmë Kosovën për t’i dhënë ndihmë Serbisë”, Tifozat Kuq e Zi reagojnë për kandidaturën e Shqipërisë me Serbinë
Zyrtare: Barcelona e blindon me kontratë të re dhe klauzolë marramendëse Pau Cubarsin
Ballkani i do tri pikët nga udhëtimi te Malisheva, formacionet zyrtare
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Kroos tronditë tifozët e Real Madridit me lëvizjen e tij pas ndeshjes ndaj Bayern Munichut
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
I pari i FSHF-së, Armand Duka konfirmon se Shqipëria dhe Serbia kanë kandiduar së bashku për organizimin e Euro 2027 për U-21
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
“Ndodh shpesh në Madrid”, Muller i bashkohet tërbimit të Bayern Munichut për golin e anuluar nga gjyqtari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend