LAJMI I FUNDIT:

Kroos tronditë tifozët e Real Madridit me lëvizjen e tij pas ndeshjes ndaj Bayern Munichut

Kroos tronditë tifozët e Real Madridit me lëvizjen e tij pas ndeshjes ndaj Bayern Munichut

Tifozët e Real Madridit shpresojnë që Toni Kroos të vazhdojë kontratën me klubin edhe për një sezon tjetër.

Megjithatë, gazeta Marca, një ditë pas kalimit të Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve, po nxit frikën duke deklaruar se mesfushori gjerman mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit për klubin madrilen në Santiago Bernabeu.

Vetë Kroos ka theksuar se dëshiron të pensionohet me fanellën e Realit, por sipas kushteve të tij, kur të jetë në kulmin e fuqisë së tij.

Së fundmi ai tha se nuk ka marrë një vendim se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit. Për shkak të gjithë kësaj, skenat pas ndeshjes ndaj Bayernit po i trembin tifozët e klubit.

Ata pyesin nëse ishte ndeshja e fundit e sezonit në Ligën e Kampionëve në Bernabeu dhe e fundit për Kroos në këtë garë para tifozërisë vendase.

Arsyeja bëhet nga gazeta Marca, e cila shkruan se 34-vjeçari gjerman, pasi ëstë zbrazur Bernabeu, është kthyer në fushë, fillimisht është ulur në stol, e më pas në bari. Pak më vonë iu bashkuan gruaja dhe fëmijët.

Nuk dihet nëse Kroos, katër herë fitues i Ligës së Kampionëve dhe katër herë fitues i La Ligës, thjesht po shijonte momentin apo po i thoshte lamtumirë stadiumit.

Mediat spanjolle thonë se kjo nuk është sjellja e tij e zakonshme dhe se nuk do të ishte çudi nëse ai mendonte të largohej pas fitores së kampionatit spanjoll dhe një trofeu të ri të mundshëm në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Brenda botës së çmendur të Fenerbahces, klubit të ri të Jose Mourinhos - tifozë të trazuar, lojtarë që po largohen dhe huliganë famëkeq

Brenda botës së çmendur të Fenerbahces, klubit të ri të Jose Mourinhos - tifozë të trazuar, lojtarë që po largohen dhe huliganë famëkeq

Ligat tjera
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United

Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United

Premier League
Pesë lojtarët që Mourinho mund të nënshkruajë për të ndërtuar një formacion të përsosur te Fenerbahce

Pesë lojtarët që Mourinho mund të nënshkruajë për të ndërtuar një formacion të përsosur te Fenerbahce

Ligat tjera
Pep Guardiola synon ribashkimin me yllin e Bayernit – rivalizon Barçën për shërbimet e tij

Pep Guardiola synon ribashkimin me yllin e Bayernit – rivalizon Barçën për shërbimet e tij

Premier League
Gjithçka rreth finales së Ligës së Kampionëve, Borussia Dortmund - Real Madrid

Gjithçka rreth finales së Ligës së Kampionëve, Borussia Dortmund - Real Madrid

Liga e Kampionëve
Anthony Martial ka tri oferta të mëdha në tavolinë pas largimit nga Man United

Anthony Martial ka tri oferta të mëdha në tavolinë pas largimit nga Man United

Premier League
Kalo në kategori