LAJMI I FUNDIT:

“Ndodh shpesh në Madrid”, Muller i bashkohet tërbimit të Bayern Munichut për golin e anuluar nga gjyqtari

“Ndodh shpesh në Madrid”, Muller i bashkohet tërbimit të Bayern Munichut për golin e anuluar nga gjyqtari

Ikona e Bayern Munichut, Thomas Muller, i është bashkuar shokut të skuadrës Matthijs de Ligt dhe menaxherit Thomas Tuchel për të deklaruar besimin e tij se Real Madrid ishte edhe një herë i favorizuar nga një vendim i gjyqtarëve. Eliminimi i tyre nga Real Madridi në vitin 2017 solli me vete shumë polemika dhe humbja e të mërkurës mbrëma erdhi në mënyrë të ngjashme.

Ankesat e Bayernit sillen rreth një vendimi për pozitë jashtë loje kundër Muller, ku imazhet duket se tregojnë sulmuesin gjerman brenda, pavarësisht se Noussair Masraoui ishte paksa jashtë loje.


Kundër direktivave të UEFA-s, gjyqtari anësor ngriti flamurin menjëherë dhe gjyqtari kryesor vërshëlleu dhe ndërsa lojtarët e Real Madridit ndaluan, De Ligt gjuajti topin në rrjetë një sekondë pas vërshëllimës.

“Fatkeqësi absolute”, Tuchel fajëson gjyqtarët dhe lë të kuptohet për ndikimin e Real Madridit te ta
Lexo po ashtu “Fatkeqësi absolute”, Tuchel fajëson gjyqtarët dhe lë të kuptohet për ndikimin e Real Madridit te ta

Nuk do të dihet kurrë nëse De Ligt do të kishte shënuar, por Bayern ishte indinjuar që nuk u lejua të përfundonte aksioni.

“Ai vërshëlleu për pozicion jashtë loje, kjo do të thotë se VAR nuk mund të ndërhynte më. Gjyqtari nuk shkoi në VAR. Ai as nuk pati mundësinë të shkonte ta shihte”, ka thënë fillimisht Muller pas ndeshjes.

“Një situatë si kjo është shumë e çuditshme, duke i rënë bilbilit kaq shpejt. Ndodh shumë këtu në Madrid… E pashë disa vite më parë, me dy gola të Cristiano Ronaldos, por kjo ishte para VAR-it”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozat Kuq e Zi me një aksion para zyrave të FSHF-së në shenjë proteste për kandidaturën Shqipëri-Serbi për EURO 2027 U21

Tifozat Kuq e Zi me një aksion para zyrave të FSHF-së në shenjë proteste për kandidaturën Shqipëri-Serbi për EURO 2027 U21

Kombëtarja e Shqipërisë
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Tifozët mbetën të habitur kur panë lojtarin e harruar të Liverpoolit prezent në lamtumirën e Kloppit

Tifozët mbetën të habitur kur panë lojtarin e harruar të Liverpoolit prezent në lamtumirën e Kloppit

Premier League
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Onana tregon katër lojtarët e Man Utd që duhet të pranojnë kritika pas sezonit katastrofal

Onana tregon katër lojtarët e Man Utd që duhet të pranojnë kritika pas sezonit katastrofal

Premier League
Kalo në kategori