Karim Benzema vendosi t’u japë fund të gjitha spekulimeve pasi përflitet prej disa muajsh se ai do të largohet nga klubi saudit Al-Ittihad.
Gjegjësisht, ish-lojtari i Real Madridit së fundi është kthyer në Arabinë Saudite, ku iu bashkua skuadrës së tij dhe përmes një interviste për revistën GQ ka shpjeguar situatën e tij.
Benzema duket se është shumë i lumtur me jetën në Arabinë Saudite, e cila u vu në pikëpyetje kur ai nuk u paraqit për fillimin e përgatitjeve të Al-Ittihad.
“Ky është një vend i jashtëzakonshëm dhe unë jam në paqe këtu. Është një sfidë e re që më pëlqen, një projekt afatgjatë në një vend mysliman. Si musliman, kur jam në Mekë, ndjej paqe”, tha Benzema.
Më pas ai ka pranuar se në Arabinë Saudite, përveç futbollistit, ndihet edhe si ambasador dhe qëllimi i tij është që t’i sjell yjet e tjerë nga Evropa në kampionatin arab.
“Unë jam këtu për të sjellë lojtarë të mëdhenj evropianë në të ardhmen e afërt, megjithëse tashmë ka disa emra të mëdhenj. Sfida jonë është të ngremë nivelin e futbollit si në ligat evropiane. Për shumë njerëz, të kesh numrin nëntë në shpinë do të thotë të shënosh 50 gola në një sezon, por për mua do të thotë të jem një nga 11 lojtarët dhe duhet të bëj gjithçka që është e mundur për ta ndihmuar skuadrën të fitojë”, shtoi ai.
Benzema donte ta bënte të qartë se nuk është ende koha për t’i thënë lamtumirë futbollit dhe se do të vendos për tu larguar në momentin e duhur.
“Unë jam ai që do të vendos se kur do ta përfundoj karrierën time. Koha do ta tregojë, por unë do të vendos se kur do të përfundojë karriera ime. Do të doja të mbahesha mend si dikush që e filloi nga e para dhe arriti të arrijë lartë, pavarësisht pengesave që kam hasur. Është diçka për të cilën jam shumë krenar”, tha Benzema. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas
Si mund të luajë Bayernin nën urdhrat e Kompanys dhe me katër transferime
Tifozët pretendojnë se ‘futbolli ka vdekur’ pasi dolën detaje të reja të Ligës së Kampionëve
Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona