LAJMI I FUNDIT:

Vinicius shton edhe më shumë zërat për kalimin e Mbappes tek Real Madridi me gjestin që bëri

Vinicius shton edhe më shumë zërat për kalimin e Mbappes tek Real Madridi me gjestin që bëri

Gjatë ditës së djeshme pati shumë raportime se Kylian Mbappe tashmë përfundimisht ka vendosur që të mos rinovojë kontratën me Paris Saint-Germainin dhe të kalojë tek Real Madridi si lojtar i lirë.

Ishin mediumi francez Le Parisien ata që së pari dhanë këtë ekskluzivitet, duke shtuar se francezi me shumë mundësi gjatë javës së ardhshme do ta bëjë edhe zyrtarisht të ditur vendimin e tij.


Menjëherë pas këtij lajmi pati reagime edhe nga mediat dhe gazetarët e ndryshëm, të cilët filluan të konfirmojnë lajmin e Le Parisien.

Njëri ndër ta ishte edhe gazetari i njohur francez Julien Laurens i cili përveç se tha që Mbappe do të transferohet në kryeqytetin spanjoll, ai tha gjithashtu se 25-vjeçari do të përfitojë gjysmën e pagës që ka aktualisht tek PSG-ja.

E konfirmon mediumi francez: Kylian Mbappe ka vendosur përfundimisht t’i bashkohet Real Madridit
Lexo po ashtu E konfirmon mediumi francez: Kylian Mbappe ka vendosur përfundimisht t’i bashkohet Real Madridit

Por, ajo që mori më së shumti vëmendjen ishte një veprim që ka bërë ylli i Real Madridit, Vinicius Jr, në llogarinë e tij personale në Instagram.

Braziliani ka pëlqyer një postim në të cilin thuhej se ‘Kylian Mbappe do t’i bashkohet Vinicius Jr tek Real Madridi’, duke hedhur edhe më shumë dyshime se këto lajme mund të jenë të vërteta.

Real Madridi tash e sa vite është duke bërë përpjekje në çdo afat kalimtar për të transferuar Mbappen, mirëpo të gjitha tentimet e tyre deri më tani ishin të dështuara./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Boks
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori