LAJMI I FUNDIT:

Nga janari në shkurt, shtyhen shpresat për plotësimin e kërkesave të policëve

Nga janari në shkurt, shtyhen shpresat për plotësimin e kërkesave të policëve

Një takim për gjetje të një zgjidhjeje për kërkesat e policëve të Kosovës për të cilat edhe dolën në protestë, ishte premtuar të mbahej në janar mes Sindikatës së Policisë dhe Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Por, ky takim nuk u realizua. Megjithatë kryetari i Sindikatës e realizoi një takim tjetër, atë me përfaqësuesit e të gjitha njësive speciale.


Imer Zeqiri tregon se aty ka marrë mesazhin që të mos ndalet së insistuari në kërkesat e policëve.

“Neve na kanë autorizu, na kanë mbështetë dhe na kanë dhënë një shtysë që të jemi më këmbëngulës në kërkesat tona karshi qeveritarëve”, thotë Imer Zeqiri – kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës.

Edhe mundësia për të protestuar prapë si dy herët e kaluara nuk është hedhur poshtë plotësisht.

Gjithsesi, ata presin që muaji shkurt të jetë vendimtar për ato kërkesa.

“Ne do të veprojmë konform kërkesave të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Nëse nga ta rrjedhë kërkesa që duhet të dalim në protestë, atëherë do të dalim sepse ne i përfaqësojmë ata dhe kjo është periudha kohore e muajit shkurt që është marr në dispozicion të insistimit për t’i zgjedhur problemet me dialog”, shton Zeqiri.

Mundësia për realizimin e atyre kërkesave është por më shumë ka inat politik, konsideron njohësi i çështjeve të sigurisë, Valdet Hoxha.

“Kërkesat e policisë, konkretisht njësive speciale janë të mundshme për t’u realizuar, janë të drejta dhe të ligjshme por shihet që ka një inat politik nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe kemi pozicionim në dy kahje të kundërta, Qeveri dhe Polici në njërën anë e që kjo po e dëmton rëndë imazhin e vendit”, thotë Hoxha.

Kërkesat kryesore të zyrtarëve ishin përmirësimi i kushteve të punës në përgjithësi, shtesat për rrezikshmërinë për zyrtarët policorë të jetë permanente dhe miratimi i ligjit për pensionim në moshën 55-vjeçare./Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori