Mijëra pasagjerë të linjave ajrore përreth Evropës u zgjuan këtë mëngjes në destinacione të gabuara dhe në vende të gabuara, pasi stuhia “Isha” shkaktoi kërdi me fluturime, me dhjetëra anulime, devijime dhe xhiro në Evropën Perëndimore.
Pasagjerët që udhëtuan nga Irlanda drejt Mbretërisë së Bashkuar si dhe anasjelltas, fluturimi ishte mjaft i vështirë, transmeton Telegrafi.
Aeroportet në Irlandë dhe në Mbretërinë e Bashkuar u goditën keq nga stuhia, me erëra që lëvizinin 144 kilometër në orë.
Shumë aeroplanë që u nisën në perëndim u devijuan drejt aterrimeve më të sigurta në Evropën kontinentale.
Nga kjo stuhi u prek veçanërisht linja ajrore Ryanair, pasi baza e tij është Dublini, ku 166 fluturime hyrëse dhe dalëse u anuluan të dielën, sipas Kevin Cullinan, kreu i grupit të komunikimeve tek operatori i Aeroportit të Dublinit.
Aeroporti gjithashtu pa 36 devijime fluturimi dhe 34 qarkullime – ku aeroplanët hoqën dorë nga aterrimi në mes të procesit dhe vendosën të ‘bëjnë rrotullime’ për një përpjekje tjetër.
Një fluturim i Ryanair nga Lanzarote, në Ishujt Kanarie, në Dublin arriti pothuajse deri në kryeqytetin irlandez, përpara se të kthehej dhe të devijonte për në Bordo, Francë, pa u përpjekur të zbarkonte.
Një tjetër fluturim i Ryanair nga Mançesteri në Dublin u devijua në Paris Beauvais.
Për të mos u mjaftuar, fluturimi tjetër u kthye para dhe mbrapa midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës për më shumë se tre orë përpara se të zbarkonte në Liverpool.
Një i tretë, nga Shannoni në Edinburg, fluturoi deri në Skoci dhe më pas u devijua në Koln të Gjermanisë.
Një fluturim i Lufthansa-s nga Mynihu në Dublin u detyrua të bënte një xhiro dhe të kthehej në Mynih.
Mbretëria e Bashkuar u godit më së keqi nga kjo stuhi me 100 fluturime të dështuara në aeroportet e vendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Ukrainasit kanë një armë speciale, droni i vogël që shkatërron tanket 45 tonëshe ruse
Mediat e kontrolluara nga Vuçiqi hedhin vrer ndaj vendeve që votuan pro rezolutës për Srebrenicën
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Vuçiq e vuan rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë - ngushëllohet nga Marko Gjuriqi
Ukrainasit publikojnë pamjet e shkatërrimit të tankut rus T-80
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona