LAJMI I FUNDIT:

Erërat e forta në Britaninë e Madhe gati “rrëzojnë” gazetarët teksa këta të fundit raportojnë për motin

Erërat e forta në Britaninë e Madhe gati “rrëzojnë” gazetarët teksa këta të fundit raportojnë për motin

Nick Ellerby nga TalkTV dhe kameramani i tij u përpoqën të qëndronin në këmbë e t’u rezistonin erërave të forta, ndërsa transmetonin në lidhje me stuhitë e rrezikshme dhe shiun e dendur nga Beachy Head në Sussex të Britanisë së Madhe.

Nga studioja, Julia Hartley Brewer, tha me shaka se ju dukeni sikur “jeni dehur”.


“Ju jeni duke u tundur në mënyrë të dëshpëruar, duke u përpjekur të qëndroni drejt e të mos rrëzoheni nga erërat e pabesueshme. Skena të bukura pas juve. Nëse do të largoja zërin, do të dukej sikur të dy ju jeni të dehur”, tha Brewer.

Shqetësim të ngjashëm kanë përjetuar edhe dy gazetarë të tjerë nga BBC dhe Skynews.

Në lidhje me rastin janë publikuar disa pamje në X, ku ndjekësit janë shqetësuar për mirëqenien e gazetarëve, duke e cilësuar raportimin si të papërgjegjshëm.

Një nga përdoruesit tha: “Pra njerëzit janë paralajmëruar të qëndrojnë në shtëpi”.

Ndryshe, stuhia Isha ka lënë pa energji elektrike dhe transport mijëra njerëz në Britaninë e Madhe.

Erërat e forta shkaktuan dëme materiale, njerëzore, dhe ndikuan në bllokimin e shumë rrugëve kryesore.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka njoftuar se qeveria po punon për të rikthyer energjinë elektrike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Bosnja
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Kalo në kategori