LAJMI I FUNDIT:

Karim Benzema afër transferimit tek Arsenali? Mikel Arteta ka një përgjigje për këtë

Karim Benzema afër transferimit tek Arsenali? Mikel Arteta ka një përgjigje për këtë

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka mbajtur sot (e premte) një konferencë për shtyp para duelit ndaj Crystal Palace që do të zhvillohet nesër (e shtunë) me fillim nga ora 13:30, në kuadër të Ligës Premier.

Mes të tjerash, atij iu shtrua pyetja edhe për transferimet e mundshme të “Topçinjve” gjatë këtij afati kalimtar, sidomos duke marrë parasysh zërat që lidhnin Arsenalin me transferimin e Karim Benzemas.


Sidoqoftë, tekniku spanjoll duket se e ka përjashtuar mundësinë për të nënshkruar me Benzeman apo ndonjë sulmues tjetër gjatë këtij muaji.

“Jo, sepse unë i dua lojtarët që i kam”, është përgjigjur Arteta në pyetjen se a do të nënshkruajë Arsenali me ndonjë sulmues gjatë këtij afati kalimtar.

Emri i Benzemas ishte lakuar së fundmi në media si një objektiv surprizë për klubin londinez, duke marrë parasysh faktin që ata kanë shënuar vetëm tri herë në gjashtë ndeshjet e tyre të fundit.

Benzema merr vendimin përfundimtar në lidhje me transferimin e mundshëm në Evropë
Lexo po ashtu Benzema merr vendimin përfundimtar në lidhje me transferimin e mundshëm në Evropë

Francezi ende ka dy vite të mbetura në kontratën e tij me Al-Ittihad në Arabi, por ai nuk është i lumtur me faktin se si po shkojnë gjërat momentalisht.

Al-Ittihad fitoi titullin sezonin e kaluar, mirëpo janë duke hasur në vështirësi gjatë këtij edicioni të ri, teksa për momentin gjejnë veten në vendin e shtatë në tabelë, 25 pikë larg liderit Al-Hilal.

Lajm i mirë për tifozët e Arsenalit është se Gabriel Jesus pritet të jetë i gatshëm për duelin ndaj Crystal Palace. Braziliani ka shënuar vetëm tre gola gjatë këtij edicioni në Ligën Premier./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”

Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”

La Liga
U tha se do të shkarkohej pas finales së FA Cup, Ten Hag sqaron të ardhmen e tij

U tha se do të shkarkohej pas finales së FA Cup, Ten Hag sqaron të ardhmen e tij

Premier League
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale

Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale

Bundesliga
Granit Xhaka shënon një super gol nga 30 metra distancë në finalen e Kupës së Gjermanisë

Granit Xhaka shënon një super gol nga 30 metra distancë në finalen e Kupës së Gjermanisë

Bundesliga
Conte te Napoli kërkon tre ish yjet e Serie A dhe garanci për blerjen e tyre

Conte te Napoli kërkon tre ish yjet e Serie A dhe garanci për blerjen e tyre

Serie A

"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin

La Liga
Kalo në kategori