LAJMI I FUNDIT:

Para 13 vitesh e kishte konfirmuar, tifozët të bindur se ku do të shkojë Mourinho pas shkarkimit nga Roma

Para 13 vitesh e kishte konfirmuar, tifozët të bindur se ku do të shkojë Mourinho pas shkarkimit nga Roma

Jose Mourinho zbuloi në vitin 2011 se do të dëshironte të menaxhonte një skuadër në Amerikë një ditë.

Portugezi ishte në krye të Real Madridit në atë kohë. Duke biseduar me të ndjerin Grant Wahl, Special One vlerësoi mentalitetin amerikan.


Pasi u shkarkua nga Roma dje, ish- trajneri i Chelseat, Manchester United dhe Interit mund të kërkojë të bëjë më në fund transferimin e tij në Shtetet e Bashkuara.

Konkurrencë e ashpër nga Liga Premier, dy klubet që e duan Mourinhon
Lexo po ashtu Konkurrencë e ashpër nga Liga Premier, dy klubet që e duan Mourinhon

Duke folur për Sports Illustrated, Mourinho kishte thënë: “Unë e shoh veten si trajner i një ekipi, si trajner i ekipit kombëtar ose duke ndihmuar në zhvillimin e futbollit në SHBA”.

“Kur jam i lodhur duke fituar gjëra në Evropë, është diçka që dua të bëj. Dua të jem trajner i kombëtares portugeze dhe dua të punoj në Shtetet e Bashkuara”.

Mourinho, i cili ka qenë në shumë turne në SHBA me klubet e tij të ndryshme ndër vite, e adhuron mënyrën amerikane të jetesës.

"Top sekret": Formacioni i Barcelonës, nëse Jose Mourinhos do të emërohej në 2008 - nuk kishte vend për Xavin
Lexo po ashtu "Top sekret": Formacioni i Barcelonës, nëse Jose Mourinhos do të emërohej në 2008 - nuk kishte vend për Xavin

Ai shtoi: “Më pëlqen, njerëzit kanë një mentalitet shumë të hapur. Të gjithë janë të njëjtë. Statusi nuk ka shumë rëndësi. Më pëlqen shumë në këtë mënyrë”.

Pasi kishte parë komentet e tij teksa fliste për SI, një fans shkroi: “Mendoj se Mourinho do të përshtatej kaq shumë në MLS”.

Ndërsa një i dytë postoi: “Mourinho në MLS së shpejti”.

Mes shumë emocionesh, Mourinho u jep lamtumirën e fundit tifozëve të Romës
Lexo po ashtu Mes shumë emocionesh, Mourinho u jep lamtumirën e fundit tifozëve të Romës

Një i tretë pohoi: “Mourinho në MLS do të ishte qesharak në kaq shumë nivele”.

Një tjetër shtoi: “Mourinho në MLS kush thotë jo?”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Boks
Kalo në kategori