LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla pas takimit me homologun nga Shqipëria: U pajtuam se unifikimi i politikave tona na bën më të fuqishëm në arenën ndërkombëtare

Gërvalla pas takimit me homologun nga Shqipëria: U pajtuam se unifikimi i politikave tona na bën më të fuqishëm në arenën ndërkombëtare

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur të martën në takim homologun e saj shqiptar, Igli Hasani, i cili ndodhet në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë.

Pas takimit në një konferencë për media me homologun e saj, Gërvalla ka thënë se ka kënaqësinë të mirëpres në Prishtinë një personalitet që përgjatë gjithë karrierës së tij profesionale ka dëshmuar përkushtim për të çuar përpara interesat e përbashkëta të Kosovës dhe Shqipërisë.


“Gjatë bisedës që sapo zhvilluam, e urova ministrin për marrjen e detyrës së tij e cila lidhet me përgjegjësi të mëdha jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë kombin shqiptar kudo në botë”, është shprehur kryediplomatja kosovare.

Fokus në bashkëpunimin rajonal - ministri i Jashtëm i Shqipërisë viziton Kosovën
Lexo po ashtu Fokus në bashkëpunimin rajonal - ministri i Jashtëm i Shqipërisë viziton Kosovën

Ajo tutje ka thënë se janë pajtuar se “vetëm unifikimi dhe bashkërendimi i politikave dhe qëndrimeve tona na bëjnë më të fuqishëm në arenën ndërkombëtare dhe sjell rezultatet konkrete për qytetarët e dy vendeve tona”.

“Shqiptarët në Ballkanin Perëndimor mund të shndërrohet në bërthamë të rëndësishme për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë duke dhënë shembuj të mirë të bashkërendimit dhe bashkëpunimit të ngushtë në të gjitha sferat me interes për qytetarët e shteteve tona”.

Gërvalla mes tjerash ka thënë se homologun Hasani e ka njoftuar më në detaje për situatën në veri të Kosovës.

“E njoftova për ndryshimet thelbësore që kanë ndodhur atje, aktin e agresionit serb mbi Kosovën dujke theksuar se bashkësia ndërkombëtare pa vonesë duhet të dalë me një qëndrim të qartë rreth asaj që ka ndodhur në Banjskë dhe të sanksionojë agresorin. Mungesa e ndëshkimit bart në vetvete rrezikun e përsëritjes”, ka theksuar ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

Lajme
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij

Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij

Lajme
Kalo në kategori