LAJMI I FUNDIT:

Kryen vrasje e rrëmbime, ushtria e Ekuadorit kundërpërgjigjet – disa prej anëtarëve të narko-kartelëve i rrah brutalisht derisa i dërgon në burg

Kryen vrasje e rrëmbime, ushtria e Ekuadorit kundërpërgjigjet – disa prej anëtarëve të narko-kartelëve i rrah brutalisht derisa i dërgon në burg

Ushtarët e Ekuadorit janë shpërndarë në pothuajse tërë territorin për të kapur anëtarët e bandave kriminale, pasi shumë kartel drogë kanë marrë peng civilë dhe kanë ekzekutuar policë.

Madje autoritetet e atje kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për plotë 60 ditë, e presidenti i vendit ka urdhëruar ushtrinë të “neutralizojë” 20 kartelë droge, ku disa pjesëtarë të tyre u futën në një studio televizive gjatë transmetimit direkt dhe filluan të shtien me armë.


E pas daljes së ushtrisë në terren, ata kanë filluar “gjuetinë” ndaj tyre, ndërsa ata që janë kapur janë rrahur brutalisht derisa dërgoheshin nëpër burgje, transmeton Telegrafi.

Kaos total në Ekuador, pjesëtarët e kartelit të drogës po vrasin policë – të burgosurit kanë marrë peng gardianët
Lexo po ashtu Kaos total në Ekuador, pjesëtarët e kartelit të drogës po vrasin policë – të burgosurit kanë marrë peng gardianët

Tërë kjo situatë kaotike në këtë vend u krijua me arratisjen e kreut të narko-kartelit më të fuqishëm në Ekuador që njihet me nofkën “Fito”.

Një video amatore shfaq momentin kur ushtarët e armatosur deri në dhëmbë shqelmojnë me tërë forcën në kokën njërin prej anëtarëve të këtyre narko-kartelëve.

Nga sulmet e këtyre kartelëve deri më tani kanë humbur jetën mbi 10 persona, pas kryerjes së sulmeve të koordinuara në pothuajse tërë vendin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq e vuan rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë - ngushëllohet nga Marko Gjuriqi

Vuçiq e vuan rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë - ngushëllohet nga Marko Gjuriqi

Serbia
Miratohet rezoluta, OKB njeh gjenocidin në Srebrenicë

Miratohet rezoluta, OKB njeh gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Kur Vuçiq thoshte se

Kur Vuçiq thoshte se "për një serb të vrarë, do të vrasim njëqind myslimanë në Bosnje"

Serbia
Pas miratimit të rezolutës që njeh gjenocidin në Srebrenicë, Dodik thotë se serbët do të shkëputen nga Bosnja

Pas miratimit të rezolutës që njeh gjenocidin në Srebrenicë, Dodik thotë se serbët do të shkëputen nga Bosnja

Bosnja
Pas miratimit në OKB, Mali i Zi arsyeton votën pro njohjes së gjenocidit serb në Srebrenicë

Pas miratimit në OKB, Mali i Zi arsyeton votën pro njohjes së gjenocidit serb në Srebrenicë

Mali i Zi
“Zbutet” Dodik, vjen me deklaratë ndryshe rreth propozimit të 'ndarjes paqësore' të Bosnje-Hercegovinës

“Zbutet” Dodik, vjen me deklaratë ndryshe rreth propozimit të 'ndarjes paqësore' të Bosnje-Hercegovinës

Bosnja
Kalo në kategori