LAJMI I FUNDIT:

“Zbutet” Dodik, vjen me deklaratë ndryshe rreth propozimit të ‘ndarjes paqësore’ të Bosnje-Hercegovinës

“Zbutet” Dodik, vjen me deklaratë ndryshe rreth propozimit të ‘ndarjes paqësore’ të Bosnje-Hercegovinës

Presidenti i entitetit të Bosnje-Hercegovinës, Republikës Serbe, Milorad Dodik, ka thënë se në 30 ditët e ardhshme, Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës do t’i propozohet një marrëveshje për “demarkacionin paqësor”.

“Sot po fillojmë me një vendim formal për të kërkuar një demarkacion paqësor, do të propozojmë që fillimisht të sqarohen kompetencat politike në raport me subjektet dhe të ruhet dhe largohet modeli aktual i funksionimit të ekonomisë dhe brenda pak vitesh të përshtateni me modelin e demarkacionit paqësor”, citohet të ketë thënë për mediat Dodik, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, populli serb “thjesht nuk mund të jetojë më në këtë BeH” dhe se boshnjakët “nuk i respektuan serbët” dhe se “ajo që ata bënë me rezolutën për Srebrenicën është e paligjshme”.

Rrugët e Srebrenicës mbushën me forca policore teksa Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pritet të votojë rezolutën për gjenocidin
Lexo po ashtu Rrugët e Srebrenicës mbushën me forca policore teksa Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pritet të votojë rezolutën për gjenocidin

Deklarata e tij e “zbutur” vjen një ditë pasi ai kishte thënë të mërkurën se “nesër në Srebrenicë”, ai do të propozojë një “ndarje paqësore” në Bosnje dhe Hercegovinë.

Dhe ajo vjen në ditën kur zhvillohet seanca e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku do të diskutohet për rezolutën në Srebrenicë.

Për dokumentin që shkaktoi emocione të forta në Bosnje dhe Hercegovinë por edhe rajon, do të shprehin mendimin e tyre 193 përfaqësues të shteteve anëtare dhe për miratimin e tij kërkohet një shumicë prej 97 votash.

Ndërkohë është raportuar se në Srebrenicë mbizotëron një situatë e tensionuar.

Sipas raportimeve, atje, autoblindat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Srpska (MUP RS) janë parë mëngjesin e sotëm në rrugët e Srebrenicës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia

Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia

Botë
Publikohen rregullat për të cilat Biden dhe Trump kanë rënë dakord për të zhvilluar debatin e parë midis tyre

Publikohen rregullat për të cilat Biden dhe Trump kanë rënë dakord për të zhvilluar debatin e parë midis tyre

Botë
Putin premton paqe me Ukrainën, por Kievi duhet të plotësojë dy kushte

Putin premton paqe me Ukrainën, por Kievi duhet të plotësojë dy kushte

Evropa
Scholz tregon se pse Gjermania nuk do t’i vendos sanksione të reja Rusisë sikurse SHBA-ja dhe Britania

Scholz tregon se pse Gjermania nuk do t’i vendos sanksione të reja Rusisë sikurse SHBA-ja dhe Britania

Evropa
Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë

Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë

Evropa
Konfirmohet numri i mercenarëve të vrarë të Wagnerit në Ukrainë

Konfirmohet numri i mercenarëve të vrarë të Wagnerit në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori