LAJMI I FUNDIT:

Shkrimtari që e plagosi kryeministrin sllovak: Dëshiroja vetëm ta lëndoja Ficon

Shkrimtari që e plagosi kryeministrin sllovak: Dëshiroja vetëm ta lëndoja Ficon

Atentatori i kryeministrit sllovak Robert Fico, Juraj Cintula, ka pranuar se ka qëlluar në drejtim të kryeministrit më 15 maj dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda, megjithatë ai pretendon se nuk ka tentuar ta vrasë dhe ka theksuar se ka dashur vetëm ta plagos.

Televizioni sllovak, TA3 publikoi sot shpjegimin e vendimit me të cilin gjykata urdhëroi ndalimin e Cintulas të shtunën, në të cilin thuhet se ai tha se i vinte keq dhe i kërkoi falje kryeministrit.

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak
Lexo po ashtu Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

“Ai e kupton se ka vepruar në mënyrë të papranueshme, se nuk është dashur ta lëndojë personin e lënduar. Më mirë t’i dorëzonte librin që kishte përgatitur për të. Askush tjetër nuk e dinte se çfarë po planifikonte”, thuhet në shpjegimin e vendimit të Gjykatës Speciale Penale në Pezinok.

Sulmuesi i kryeministrit tha se ka vendosur të shkojë në Handlova kur ka mësuar se atje do të mbahet mbledhja e qeverisë sllovake, me politikën e së cilës ai nuk është dakord sepse sillet si Juda ndaj Bashkimit Evropian dhe Ukrainës.

Një poet pak i njohur, një simpatizant i lëvizjeve dhe ideve të rrezikshme, një njeri që u përpoq pa sukses të themelonte Lëvizjen Kundër Dhunës, dhe në të njëjtën kohë admiroi dhe u takua me aktivistët e organizatës ilegale ekstremiste të djathtë paraushtarake, mbrojtësit sllovak, pro-rus dhe i afërt me çiklistët rusë “Ujqërit e Natës”, Cintula lavdëroi dy vrasës masiv sllovak dhe justifikoi një sepse vrau romët, Fico donte të dorëzonte librin e tij, “Mesazhi i viktimës”, mbi të cilin shkroi edhe një dedikim.

Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?
Lexo po ashtu Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?

Në atentat, Fico pësoi lëndime të rënda në stomak, së bashku me plagë me armë zjarri në gjymtyrë, u dërgua me urgjencë në spitalin e Banska Bistrica në gjendje kritike dhe iu nënshtrua dy operacioneve.

Juraj Cintula u akuzua për tentativë vrasje me paramendim të motivuar nga hakmarrja ndaj një personi të mbrojtur, për të cilin, sipas ligjit sllovak, kërcënon një dënim me 25 vjet burg ose burgim të përjetshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

Amerika
Ukrainasit pretendojnë se rusët kanë humbur 1,160 ushtarë tjerë dhe 58 sisteme artilerike në 24 orët e fundit

Ukrainasit pretendojnë se rusët kanë humbur 1,160 ushtarë tjerë dhe 58 sisteme artilerike në 24 orët e fundit

Evropa
Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia

Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia

Botë
Amerikani u kollit, pastaj ndjeu një dhimbje në stomak - ngriti këmishën nga frika dhe pa një vrimë prej 7 centimetrash

Amerikani u kollit, pastaj ndjeu një dhimbje në stomak - ngriti këmishën nga frika dhe pa një vrimë prej 7 centimetrash

Amerika
Scholz tregon se pse Gjermania nuk do t’i vendos sanksione të reja Rusisë sikurse SHBA-ja dhe Britania

Scholz tregon se pse Gjermania nuk do t’i vendos sanksione të reja Rusisë sikurse SHBA-ja dhe Britania

Evropa
Putin premton paqe me Ukrainën, por Kievi duhet të plotësojë dy kushte

Putin premton paqe me Ukrainën, por Kievi duhet të plotësojë dy kushte

Evropa
Kalo në kategori