LAJMI I FUNDIT:

Australianët zbulojnë pagën që ju duhet për t’u konsideruar “i pasur”

Australianët zbulojnë pagën që ju duhet për t’u konsideruar “i pasur”

Me rritjen e kostos së jetesës, rritjes së normave të interesit dhe inflacionit të lartë, ideja për të qenë “i pasur” ka të ngjarë të jetë diçka që duket shumë e largët për australianët mesatarë.

Në një sondazh të fundit, më shumë se 50,000 australianë iu përgjigjën 50 pyetjeve, një nga të cilat ishte se çfarë rroge duhet të fitoni për t’u konsideruar “i pasur” në Australi në vitin 2023, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Dhe rezultoi se kjo shifër është mbi 250,000 dollarë – ose mesatarisht 303,000 dollarë në vit.

Kështu, më shumë se 55 për qind e njerëzve të anketuar zgjodhën këtë opsion, me 19.6 për qind që zgjodhën të ardhura midis 200,000 dhe 250,000 dollarë dhe 15,9 për qind thanë midis 150,000 dhe 200,000 dollarë.

Sipas Byrosë Australiane të Statistikave, kjo është shumë larg nga paga prej 94,000 dollarësh që fiton mesatarisht një australian.

Për 6.7 për qind të australianëve, 100,000 deri në 150,000 dollarë mjaftojnë për t’u konsideruar të pasur, ndërsa vetëm 2,6 për qind do të ishin të lumtur me 80,000 deri në 100,000 dollarë.

Shifra mesatare ndryshonte midis grupmoshave, me ata të grupmoshës 40-49 vjeç më shumë gjasa që të mendojnë se ju duhet një shumë më e lartë për t’u konsideruar i pasur, me një pagë prej 315,000 dollarë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Cila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?

Cila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?

Ujë Rugove
Hapet panairi EXPOKOS 2024, bashkon liderët e industrisë dhe inovacionit në Prishtinë

Hapet panairi EXPOKOS 2024, bashkon liderët e industrisë dhe inovacionit në Prishtinë

Ekonomi
Edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale po vjen: Drejt qëndrueshmërisë dhe digjitalizimit në Kosovë

Edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale po vjen: Drejt qëndrueshmërisë dhe digjitalizimit në Kosovë

Ekonomi
Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi

Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi

Ekonomi
Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall

Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall

Albi Mall
Dashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë

Dashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë

Perfetta Pashteta
Kalo në kategori