LAJMI I FUNDIT:

S’ia gjejnë adresën italianit, akuzohet se ka mashtruar të dëmtuarin 500 mijë euro

S’ia gjejnë adresën italianit, akuzohet se ka mashtruar të dëmtuarin 500 mijë euro

Për shkak se adresa e të akuzuarit Manuele Camozzato rezultoi e panjohur, ka dështuar të mbahet shqyrtimi fillestar të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku ai po ngarkohet se pa pëlqimin dhe autorizimin e aksionarit kryesor tani të dëmtuarit F.I, ka tërhequr nga kompania “Iavazzi sh.p.k” mjetet në vlerë prej 500 mijë euro.

Në aktin akuzues, thuhet se pas tërheqjes së shumës së parave, nuk dihet se ku kanë përfunduar ato, raporton “Betimi për Drejtësi”.


Gjykatësi Valon Kurtaj ka konstatuar se gjykata në adresën si në shkresa të lëndës, të akuzuarit Camozzato i ka dërguar ftesë për këtë seancë, mirëpo nga Posta e Kosovës ishte kthyer se në këtë adresë pala është e panjohur.

Më pas, sipas gjykatësit Kurtaj, gjykata për ta siguruar prezencën e të akuzuarit kishte lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim, për Stacionin Policor në Vushtrri, mirëpo të njëjtit pak para fillimit të seancës kishin njoftuar se rruga në adresën e dhënë nuk ekziston në qytetin e Mitrovicës.

Andaj, gjykatësi bëri të ditur se gjykata do të shikojë sigurimin e prezencës së të akuzuarit nëpërmjet mekanizmave të cilat i ka përcaktuar Kodi i Procedurës Penale.

“Nuk na ka mbetur tjetër vetëm se ne t’i shfrytëzojmë mundësitë që i na jep Kodi i Procedurës Penale, që të lëshojmë urdhërarrest dhe fletërreshtim. Do t’i përdorim të gjitha mekanizat, në fakt t’i shfrytëzojmë për me siguru prezencën e tij”, tha gjykatësi Kurtaj.

Ndërkaq, mbrojtësi i të akuzuarit Camozzato, avokati Enver Maxhuni tha se nuk ka asnjë kontakt me të mbrojturin e tij, pasi që i njëjti ia kishte kërkuar numrin, duke i thënë se nëse ka nevojë do ta kontaktonte, por që Camozzato nuk ia kishte dhënë numrin.

Në këto rrethana, seanca është shtyrë në kohë të pacaktuar derisa gjykata të sigurojë prezencën e të akuzuarit.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 15 nëntor 2023 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Manuele Camozzato ngarkohet se në vitin 2018, nga llogaria e Kompanisë “IAVAZZI SHPK”, me seli në Prishtinë, pa pëlqimin dhe autorizimin e aksionarit kryesor, tari të dëmtuarit F.I, ka tërhequr mjetet duke përpiluar një dokument për huazim të mjeteve.

Aktakuza thotë se përmes dy transfereve bankare, njëri më 25 korrik 2018 ku ka tërhequr shumën prej 360 mijë euro, si dhe transferi i dytë më 10 tetor 2018, ku ka tërhequr shumën prej 140 mijë euro, të cilat ishin deponuar nga i dëmtuari F.I me destinim për kompaninë “Iavazzi Shpk”, në emër të kapitalit të kompanisë, sipas marrëveshjes së nënshkruar nga ana e të dëmtuarit dhe të akuzuarit për themelimin e kompanisë “Iavazzi Shpk”.

Siç thuhet në aktin akuzues, pas tërheqjes së shumës së parave nuk dihet se këto para ku kanë përfunduar, ashtu që me këto veprime i ka shkaktuar dëm financiar tani të dëmtuarit F.I, në vlerë prej 500 mijë euro.

Me këtë, Caozzato akuzohet se ka kryer veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323, paragrafi 4 lidhur me par. 1 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe me burgim prej tre deri në dhjetë vjet.

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori