LAJMI I FUNDIT:

Djali i Violetë Kukajt debuton në muzikë dhe ngjitet në skenën e Festivalit të RTSh-së, dyshohet se tekstin e këngës ia ka dedikuar babait?

Djali i Violetë Kukajt debuton në muzikë dhe ngjitet në skenën e Festivalit të RTSh-së, dyshohet se tekstin e këngës ia ka dedikuar babait?

Të martën është mbajtur nata e parë e edicionit të 62-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Shumë artistë të njohru janë ngjitur në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve për të interpretuar live këngët e tyre pjesëmarrëse, shoqëruar nga orkestra simfonike e RTSh-së.


Në mesin e emrave të njohur, kishte edhe artistë të rinj që për herë të parë e prekin skenën e madhe të Festivalit të Këngës.

E një prej tyre është edhe këngëtari i ri Mal Retkoceri, i cili është djali i këngëtares së njohur shqiptare, Violetë Kukaj.

Mali konkurron sivjet me këngën “Çmendur”, e cila është një kompozim i tij dhe madje edhe tekstin e ka shkruar vet.

Megjithëse në intervistën pas festivalit për RTSh-në, Mali refuzoi të fliste në detaje për tekstin dhe dedikimin e këngës, ai thjesht u shpreh se përmes saj ka dashur që të shpreh perspektivën e një personi që e njeh nga afër.

Telegrafi ka mësuar nga burime pranë këngëtarit se në fakt teksti i këngës është një dedikim mes rreshtash për babain e tij, i cili është ndarë nga bashkëshortja e tij këngëtare prej vitesh dhe divorci i tyre ka qenë një çështje mjaft e përfolur mediatike.

Sido që të jetë, ritmet e rrokut dhe veshja me fustanellë i dhanë një ngjyrë edhe më interesante performancës së tij në Festivalin e Këngës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Fjolla Morina vulos spekulimet për ribashkimin me Fisnik Sylën, publikon foto pranë të dashurit të saj të ri

Fjolla Morina vulos spekulimet për ribashkimin me Fisnik Sylën, publikon foto pranë të dashurit të saj të ri

Magazina
Veprime të tilla ishin ndaluar rreptësisht nga Eurovisioni, ish-përfaqësuesi i Suedisë theu rregullin që shkaktoi reagime të mëdha

Veprime të tilla ishin ndaluar rreptësisht nga Eurovisioni, ish-përfaqësuesi i Suedisë theu rregullin që shkaktoi reagime të mëdha

Magazina
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Rita Ora fotografohet e lodhur në krahët e bashkëshortit, ndërsa kthehet nga pas-ndeja e 'Met Gala' në orët e hershme të mëngjesit

Rita Ora fotografohet e lodhur në krahët e bashkëshortit, ndërsa kthehet nga pas-ndeja e 'Met Gala' në orët e hershme të mëngjesit

Magazina
Shqipëria performon sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit - Besa Kokëdhima do të elektrizojë skenën me këngën

Shqipëria performon sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit - Besa Kokëdhima do të elektrizojë skenën me këngën "Titan"

Magazina
“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori