LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski në fjalimin vjetor: SHBA dhe BE janë luftëtarë më të zellshëm të korrupsionit se sa institucionet tona

Pendarovski në fjalimin vjetor: SHBA dhe BE janë luftëtarë më të zellshëm të korrupsionit se sa institucionet tona

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, sot në Kuvend e ka mbajtur fjalimin vjetor, në të cilin ka folur për çështje të ndryshme.

Pendarovski tha se se prej vitesh vendi është përballur me rezistencë nga disa anë gjatë çdo përpjekjeje për reforma thelbësore në sistemin e drejtësisë dhe si arsye për këtë ai theksoi lidhjen e pjesëve të komunitetit politik dhe atij të biznesit me disa nga gjyqtarët dhe prokurorët, që në dekadat e fundit ka krijuar atmosferë në të cilën është zhvilluar korrupsion endemik që kërcënon vitalitetin e shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Fatkeqësisht, të krijohet përshtypja se SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian janë luftëtarë më të zellshëm kundër korrupsionit në vendin tonë sesa institucionet tona. Megjithatë, sanksionet e huaja nuk janë të mjaftueshme, jo vetëm sepse ato nuk pasohen nga sanksionet e brendshme. Domethënë, jemi duke u përballur me një problem shumë më të thellë, sepse korrupsioni në ndërkohë është bërë mënyrë jetese për shumëkënd, ose siç e ka cilësuar një ambasador i huaj së fundmi, është çështje e mentalitetit të njerëzve që duhet ndryshuar”, theksoi Pendarovski.

Ai theksoi se proceset e korrupsionit të lartë janë jashtëzakonisht të ngadalta dhe të pasigurta, dhe ato pak procese gjyqësore të përfunduara me sukses janë të kufizuara në një periudhë të caktuar kohore, ndërkohë që pothuajse gjithmonë mungon vazhdimësia në veprimet e shtetit, sidomos pas ndryshimeve të qeverisë në nivel qendror apo lokal.

“Këtu dua t’i them përbërjes kuvendare të ardhshme atë që kam propozuar disa herë publikisht: menjëherë pas zgjedhjeve të bëjmë një spastrim edhe të gjyqtarëve edhe të prokurorëve, por, së pari, te ne – politikanët. Dhe për të gjithë, për të cilët nuk ka shpjegim logjik se si është bërë milioner me pagë shtetërore, jo vetëm dorëheqje, por menjëherë duhet të vijojë procedura penale”, tha presidenti Pendarovski në fjalimin e tij para deputetëve.

Ai gjithashtu tha se anëtarësimi i vendit në BE, automatikisht nuk do të thotë se nuk do të ketë kërcënime të sigurisë dhe probleme tjera./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori