LAJMI I FUNDIT:

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Kryeministri Albin Kurti do të presë të hënën në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Sipas Kurtit, në këtë takim pritet të diskutohet rreth agjendës legjislative, ndërsa sipas Krasniqit për caktimin e datës së zgjedhjeve. 

Përballë njëri-tjetrit, në të njëjtën tavolinë, si rrallëherë të hënën pritet të ulen kryeministri Albin Kurti dhe Memli Krasniqi, kryetar i partisë më të madhe opozitare në Kuvendin e Kosovës.

Shefi i ekzekutivit, përmes këtij takimi të ftuar nga vetë ai, do të synojë të shtyjë para agjendën e legjislativit, derisa i pari i PDK-së caktimin e datës së zgjedhjeve të reja.

Takimi po konsiderohet si i rëndësishëm, edhe pse sipas njohësve të fushës, s’priten rezultate nga ai.

Sipas tyre, kryeministri Kurti është dashur të thërrasë opozitën në takim për të diskutuar rreth çështjeve të tjera shumë më të rëndësishme, si ajo e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Artan Muhaxhiri, njohës i politikës e konsideron të nevojshme një takim të përbashkët të spektrit politik, ku do të skutohet për çështje më të rëndësishme se sa agjenda legjislative.

Ndërsa analisti Fidan Ukaj, thotë për RTK-në se gjatë këtij takimi do të diskutohen edhe tema të tjera, përfshirë këtu edhe Asociacioni.

Monitorues të punës së Kuvendit thonë se uniteti pozitë-opozitë është shumë i nevojshëm për ta shtyrë përpara agjendën legjislative.

Sipas Tringa Dreshaj, hulumtuese në KDI, ka pasur një rënie e dukshme e punës në Kuvend, prandaj edhe kukohet koordinim dhe bashkëveprim në agjendën legjislative.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë refuzuar ftesën e Kurtit për takim.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestimi për spiunazh i dy personave, Konjufca: Jam i bindur se ka shumë raste tjera të ngjashme

Arrestimi për spiunazh i dy personave, Konjufca: Jam i bindur se ka shumë raste tjera të ngjashme

Lajme
Jep dorëheqje gjykatësi i Speciales, Nikola Giju

Jep dorëheqje gjykatësi i Speciales, Nikola Giju

Lajme
Shpronësimi i parcelave të tokës në komunat me shumicë serbe, deklarohet QUINT-i

Shpronësimi i parcelave të tokës në komunat me shumicë serbe, deklarohet QUINT-i

Lajme
Konjufca flet për audio-incizimin e Kusari-Lilës: Nuk ka tradhëti kombëtare, po publikohet në fragmente sipas dëshirave të dikujt

Konjufca flet për audio-incizimin e Kusari-Lilës: Nuk ka tradhëti kombëtare, po publikohet në fragmente sipas dëshirave të dikujt

Lajme
Konjufca i ashpër me BE-në: Po do me zor t’ia marrë kompetencat Kosovës për Asociacionin

Konjufca i ashpër me BE-në: Po do me zor t’ia marrë kompetencat Kosovës për Asociacionin

Lajme
“Faleminderit heronjtë tanë të heshtur”- eksperti i sigurisë thotë se AKI dëshmoi se është në krye të detyrës me arrestimin e spiunëve

“Faleminderit heronjtë tanë të heshtur”- eksperti i sigurisë thotë se AKI dëshmoi se është në krye të detyrës me arrestimin e spiunëve

Lajme
Kalo në kategori