LAJMI I FUNDIT:

Dështimi i takimit të liderëve të opozitës me Kurtin, analistët vlerësojnë se dëmtohet Kosova

Dështimi i takimit të liderëve të opozitës me Kurtin, analistët vlerësojnë se dëmtohet Kosova

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar në takim tri partitë opozitare me arsyetimin që për të diskutuar për agjendën legjislative. PDK-ja do të dërgoj shefin e partisë Memli Krasniqi ndërkaq LDK dhe AAK kanë refuzuar.

Të rralla janë momentet kur liderët e partive opozitare thirren të marrin pjesë në takime me kryeministrin Albin Kurti.


Ftesa ndonëse iu ka shkuar të gjithëve në një darkë pune në lidhje me përmbushjen e agjendës legjislative për sezonin pranveror në Kuvendin e Kosovës, asaj pozitivisht për pjesëmarrje iu përgjigj personalisht vetëm Memli Krasniqi ndonëse LDK e AAK, kanë thënë se me këto tema merren shefat e grupeve parlamentare e jo liderët partiak.

Por refuzimet për takim të liderëve të partive opozitare po shihen si krejt normale.

Sipas ish-diplomatit Blerim Canaj, Kurti ka qenë lideri i vetëm që për asnjë temë nuk ka gjetur konsenus me partitë në Kosovë.

“Është hera e parë që një lider politik për tema të mëdha shkon i vetëm në takim. Më herët qysh prej Rambujes, gjithmonë kanë shkuar të bashkuar. Tani kur Kurti e përfundoi çështjen e zotimit në Bruksel dhe i vije aneksi i Ohrit ku e pranon Asociacionin, të flitet me partitë opozitare është sikur përpjekje me shpërnda përgjegjësinë e  sidomos kur e dimë që jemi në një vit zgjedhore”, ka thënë për Dukagjinin ish-diplomati, Blerim Canaj.

Por mendim ndryshe, ka Visar Xani, njohës i çështjeve politike.

“E dimë që në të kaluarën kur ka pas një konsensus politike dhe koordinim mes palëve ka pas rezultate pozitive për Kosovën, ndërsa tash kemi çorientim dhe nuk ka bashkërendim prandaj rezultatet janë më të vogla për Kosovën. Prandaj mendoj që duhet të kenë më shumë takime të tilla e të shtyra qoftë nga Presidenca apo kryeministri i Kosovës”, tha Visar Xani, analist politik.

Takimi është planifikuar të mbahet të hënën në ora 18:30.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë - 19 vjet burgim së bashku për dy të pandehurit

Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë - 19 vjet burgim së bashku për dy të pandehurit

Drejtësi

"Abelardi po më pyet mos po doni me këtë harç me shpërnda Kuvendin" - Konjufca shkakton të qeshura në seancë plenare

Lajme
Armë

Armë "Made in Albania" brenda vitit 2030, deputeti zbulon çfarë do të prodhojë Shqipëria

Lajme
Policia vihet në kërkim të Enver Sekiraqës, kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia vihet në kërkim të Enver Sekiraqës, kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e tij

Lajme
Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari kryesor për plagosjen në Pejë

Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari kryesor për plagosjen në Pejë

Kronika e Zezë
Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Lajme
Kalo në kategori