LAJMI I FUNDIT:

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Arben Çejku, ka thënë se vendosja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është se një kusht që nuk lidhet me anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Çejku, tash drejtor ekzekutiv i Qendrës për Qeverisje të Mirë tha se është e vështirë që Kosova të përfshihet në agjendën e KiE në rrethanat aktuale.

“Uroj që të ketë një përfshirje të Kosovës në Agjendë në minutën e fundit, por me aq sa duket kjo nuk do të ndodhë për shkak se menjëherë pas votimit në Asamblenë e Këshillit të Evropës, Serbia u angazhua për ta shtyrë në kohë vendimmarrjen dhe për ta larguar nga agjenda Kosovën”, deklaroi ai.

Ish-diplomati tha se Asociacioni ishte një kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës.

“Vendosja e kushtit të Asociacionit të Komunave Serbe është një kusht që nuk lidhet drejtpërdrejt me Këshillin e Evropës. Nga ana tjetër unë mendoj që Kosova mund të kishtë bërë një hap përpara duke dërguar një draft të Asociacionit të statutit të saj në Gjykatën Kushtetuese për t’i dhënë kohë vetes edhe miqve të saj të ndihmonin në këtë proces”, ka deklaruar ndër të tjera Çejku.