LAJMI I FUNDIT:

Real Madrid ka krijuar listën me pesë opsione për të zëvendësuar Alaban

Real Madrid ka krijuar listën me pesë opsione për të zëvendësuar Alaban

Real Madridi duhet të rishikojë planet e tyre për transferime këtë javë, pasi David Alaba është bërë lojtari i radhës tek klubi madrilen, që ka këputur ligamentin e gjurit.

Kjo ka bërë që “Los Blancos” të mbesin aktualisht me vetëm dy lojtarë që mbulojnë atë pozitë, pra me Antonio Rudiger dhe Nacho Fernandez.


Eder Militao i cili poashtu ka këputur ligamentin ACL, do të rikthehet më së voni në fund të muajit shkurt.

Madrilenët do të kërkojnë që të bëjnë një marrëveshje të ngjashme si ajo me Kepa Arrizabalaga, huazim deri në fund të sezonit.

Gazetat spanjolle Diario AS dhe Marca, kanë përmendur pesë alternativa të cilat Real Madridi është duke i konsideruar.

Giorgio Scalvini – Atalanta

20-vjeçari është startues i rregullt për Atalantan dhe Italinë, karakterizohet për gjatësinë e tij dhe është njëri nga mbrojtësit më premtues në Evropë. Çmimi i tij sillet rreth 50 milionë euro.


Goncalo Inacio – Sporting Lisbonë

Inacio është opsioni i preferuar i bordit të klubit. 22-vjeçari ka pasur një formë impresive për Sporting Lisbonën. Çmimi i tij mendohet të jetë rreth 45 milionë euro momentalisht por mund të zbresë në 15 milionë euro gjatë verës.


Antonio Silva – Benfica

Silva ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh, andaj negociatat për transferimin e tij mund të jenë të vështira dhe të gjata. Ani pse më i ri në moshë se sa Inacio, ai ka një vlerë më të lartë në treg.


Willian Pacho – Eintracht Frankfurt

21-vjeçari nga Ekuadori poashtu karakterizohet për gjatësinë e tij dhe lojën me këmbë. Frankfurti e kishte transferuar atë gjatë verës për vetëm nëntë milionë euro, por çmimi i tij tani me shumë mundësi kalon shumën e 40 milionë eurove. Ai ka luajtur në çdo ndeshje këtë sezon në Bundesliga.


Leny Yoro – Lille

18-vjeçari po lë pa fjalë të gjithë në Francë me paraqitjet e tij, andaj Real Madridi po synon ta bëjë atë që kishte bërë me Varanen dikur, duke e transferuar që në moshë të hershme. Fizikisht i mirë, i shpejtë dhe gjithashtu i mirë me topin në këmbë.


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Boks
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori