Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se Gani Jakupi nuk paguhet 7500 euro në muaj ashtu siç është raportuar në media.
Gërvalla ka thënë se “për t’i mëshuar dikujt tjetër, ekspozohen në publik njerëz që nuk i kanë bërë asnjë të keqe këtij vendi”.
Ajo ka thënë se Jakupi është angazhuar në kuadër të një projekti me disa detyra specifike, por që refuzoi të tregojë se për çfarë saktësisht bëhet fjalë.
“Unë nuk mund të flas për detyrat e tij, nuk ka rrogë ai nuk merr rrogë. Ai as nuk merr pagë as nuk është këshilltar i Gërvallës siç është paraqitur në publik. Gani Jakupi si një pjesë e madhe e njerëzve që jetojnë jashtë Kosovës dhe që kanë një qasje të caktuar nëpër çarqe të caktuara ku mund të ndihmojnë më shumë se të tjerët. Ka marrë detyra të vështira”, thotë Gërvalla, “Kallxo Përnime”.
Ajo ka shtuar se për të ditur se për çfarë detyrash bëhet fjalë duhet të presin derisa të përfundojë projekti.
“…. Po s’mund të flas për detyrat e tij. Kur u publikua pseudo-skandali me Gani Jakupin, u përdor personaliteti i tij, u përdor projekti që ka për ta shkatërruar projektin, sepse disa projekte të caktuara bëhen në suaza të caktuara”, shtoi tutje Gërvalla.
Gërvalla ka sqaruar edhe rastin e kryetarit të listës ‘Guxo’ në Gjermani, Berlind Gajraku, i cili është përfitues i bursës në vlerë 10 mijë euro, i programit për “Diplomaci Qytetare 2023”, nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Gërvalla ka mohuar të ketë konflikt interesi në këtë proces si dhe sipas saj nuk ka ndonjë gjë të gabuar.
Ajo ka thënë se nuk di fare për këtë program pasi sipas saj, përfitues të bursave kanë qenë 22 persona.
“Unë di një gjë, komisioni që ka bërë përzgjedhjen e kandidatëve është i pavarur, i përbërë nga 5 veta prej tyre, dy janë nga MPJD dhe 3 të tjerë janë nga shoqëria civile edhe nga universiteti. Unë as nuk e di a e kanë ditur ata a është a jo ky kryetar dege. Unë për vete as nuk jam interesuar sepse nuk punoj për emra të përveçëm” – tha Gërvalla.
Ajo thotë që nuk mund ta penalizojë dikë, i cili ka hyrë në atë program në bazë të pikëve.
“Ky është program ekspertësh. Nëse ne skandalizojmë çdo proces i cili është zhvilluar nga akterë të pavarur mbi bazë të meritokracisë, atëherë do të vijmë në një moment kur do ta pyesim vetëm pse s’po na vjen më askush. Nëse ne intencë kryesore e kemi ekspozimin e njerëzve që deri sot nuk kanë bërë asnjë të keq vendit dhe nuk kanë shkelur asnjë rregull. Ne kemi krijuar standard që ata më të mirët e ata që e meritojnë”, thotë Gërvalla. /Kallxo/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë