LAJMI I FUNDIT:

Bayerni po rivalizohet nga dy gjigantët anglezë për Joao Palhinhan

Bayerni po rivalizohet nga dy gjigantët anglezë për Joao Palhinhan

Joao Palhinha është objektivi kryesor i Bayern Munichut për repartin e mesfushës, me gjigantin gjerman që po tenton transferimin e tij në janar.

Në fakt bavarezët ishin shumë pranë t’i sigurojnë shërbimet e tij edhe në verë, por transferimi i portugezit në Munich dështoi në minutat e fundit.


Mesfushori luzitan i kishte kryer edhe testet mjekësore me bavarezët, por në fund Fulham ndaloi transferimin pasi nuk gjetën dot një zëvendësues për të.

28-vjeçari vazhdon të jetë subjekt i spekulimeve për të ardhmen e tij dhe tani ka interes nga Manchester United dhe Liverpool.

Bayern Munich i kërkon Fulhamit t'i ulë kërkesat për Joao Palhinhan 
Lexo po ashtu Bayern Munich i kërkon Fulhamit t'i ulë kërkesat për Joao Palhinhan 

Djajtë e Kuq po kërkojnë të forcojnë mesfushën e tyre, duke marrë parasysh shitjen e Casemiro dhe largimin e mundshëm të Donny van de Beek në janar.

Nga ana tjetër, Liverpooli, pavarësisht se ka përforcuar mesfushën e tij në verë, mbetet i vëmendshëm ndaj mundësive të tregut, veçanërisht me pasigurinë për kontratën e Thiago Alcántara, e cila skadon në qershor 2024 dhe spanjolli mund të largohet në afatin kalimtar dimërorë.

Palhinha flet për mundësinë e transferimit te Bayern Munich në janar, pasi gjatë verës dështoi
Lexo po ashtu Palhinha flet për mundësinë e transferimit te Bayern Munich në janar, pasi gjatë verës dështoi

Megjithatë dy gjigantët anglez përkundër se kanë shfaqur interesim për portugezin, transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë pasi Palhinha preferon kalimin në Munich.

Gjithsesi Fulham synon që nga shitja e tij të fitojë rreth 60 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

La Liga
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

La Liga
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

La Liga
Kalo në kategori