LAJMI I FUNDIT:

Sot luhen pesë ndeshje të xhiros së 24-të në Albi Mall Superligë: Vëmendja në Podujevë dhe Gjilan

Sot luhen pesë ndeshje të xhiros së 24-të në Albi Mall Superligë: Vëmendja në Podujevë dhe Gjilan

Albi Mall Superliga e Kosovës do të vazhdoj sot ku në program janë për tu zhvilluar ndeshjet e xhiros së 34-të.

Gara për titull është shumë interesant, me Ballkanin që po kryeson me katër pikë më shumë se dy përcjellësit e tyre Drita dhe Llapi.

Interesant është bërë edhe sfida për t’i ikur barazhit me Gjilanin dhe Feronikelin ’74 që po luftojnë kokë më kokë.

Padyshim që ndeshja më interesante do të jetë ajo mes Llapit dhe Malishevës që zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.

Llapjanët kërkojnë të rikthehen te fitoret dhe të mbesin në garë për titullin, derisa malishevasit synojnë të marrin pikë në këtë sfidë.

Sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në Gjilan, mes Dritës dhe Feronikelit ’74.

Vendasit kërkojnë tre pikët për të mbetur në garë për titullin, derisa mysafirët nga Drenasi synojnë të marrin pikë për t’i ikur pozitës së barazhit.

Ballkani para adhuruesve të vet pret Fushë Kosovën që tanimë ka rënë, derisa Gjilani në udhëtim luan te skuadra e fundit në tabelë, Liria.

Në Klinë do të zhvillohet ndeshja mes Dukagjinit dhe Prishtinës, dy skuadra që në kampionat janë pa objektiva. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Klauzola marramendëse dhe fitimet e çmendura - të gjitha shifrat prapa marrëveshjes së Mbappes me Real Madridin

Klauzola marramendëse dhe fitimet e çmendura - të gjitha shifrat prapa marrëveshjes së Mbappes me Real Madridin

La Liga
Zvicra largon katër futbollistë nga lista e gjerë, në mesin e tyre edhe dy shqiptarët

Zvicra largon katër futbollistë nga lista e gjerë, në mesin e tyre edhe dy shqiptarët

Ndërkombëtare
Bayerni bënë transferimin e parë, e dobëson Leverkusenin duke i marrë një nga më të mirët

Bayerni bënë transferimin e parë, e dobëson Leverkusenin duke i marrë një nga më të mirët

Bundesliga
Jose Mourinho pritet ta ketë një formacion të çmendur te Fenerbahce me gjashtë yje që mund t’i bashkohet

Jose Mourinho pritet ta ketë një formacion të çmendur te Fenerbahce me gjashtë yje që mund t’i bashkohet

Ndërkombëtare
Mirel Josa merr drejtimin e Besës, afron Mentor Mazrekajn

Mirel Josa merr drejtimin e Besës, afron Mentor Mazrekajn

Superliga
Befasia e afatit kalimtar veror, Julian Alvarez mund të transferohet tek gjiganti i La Ligas

Befasia e afatit kalimtar veror, Julian Alvarez mund të transferohet tek gjiganti i La Ligas

La Liga
Kalo në kategori