LAJMI I FUNDIT:

Miliarderi australian posedon 120 vetura – vlera e përgjithshme e tyre kap shumën e mbi 100 milionë dollarëve

Miliarderi australian posedon 120 vetura – vlera e përgjithshme e tyre kap shumën e mbi 100 milionë dollarëve

Laurence Escalante posedon një koleksion pre 120 veturave, i cili vlerësohet më shumë se 100 milionë dollarë. Dhe kjo nuk është gjithçka.

Australiani në dy vitet e fundit ka zgjeruar koleksionin e jashtëzakonshëm të superautomjeteve dhe hiperautomjeteve moderne të cilat i bleu nëpër botë.


Ai është themeluesi dhe drejtori i ueb-faqes së internetit Virtual Gaming Worlds, e cila ofron një gamë video-lojërash në stilin e kazinove. Pasuria iu rrit shpejt gjatë pandemisë së coronavirusit dhe tani është mbi tre miliardë dollarë. Ai jeton në Perth dhe në dy vitet e fundit ka “ndërtuar” koleksionin e tij.

Në një video të publikuar në YouTube, një mik i Escalante ka zbuluar se vitin e kaluar në këtë kohë ai kishte 49 vetura, tani ka rreth 120. Por, kjo nuk është gjithçka, sepse ky miliarder po pret të marr edhe 70 vetura të tjera që do t’i dorëzohen gjatë vitit të ardhshëm.

Në kundërshtim me shumë koleksionues të tjerë, Escalante nuk lejon që veturat të qëndrojnë dhe të “tretën” në depo, por i drejton dhe i jep me qira shoqërisë së tij. Çdo herë që ndodh një takim i veturave në Perth, mund të jeni të sigurt se ndonjë nga automjetet e koleksionit “The Lee Collection” do të jetë aty.

Koleksioni aktual i veturave vlerësohet më shumë se 100 milionë dollarë, dhe një ndër shtesat e fundit në disa muajt e fundit është Aston Martin Valkyrie AMR Pro, i vetmi shembull në tokën australiane.

Miliarderi gjithashtu posedon dy shembuj të modelit McLaren Elva, duke përfshirë një me karbon të plotë të shfaqur. Në kohën e lirë, ai përdor për garat Lamborghini Essenza SCV12 dhe Ferrari FXX K Evo.

Në depo ka edhe Lamborghini Countach LPI 800-4, Bugatti Chiron Super Sport, McLaren P1, Ferrari Daytona SP3 dhe Bugatti Bolide, i cili do të regjistrohet për përdorim në rrugë, edhe pse kompania franceze e prodhon vetëm për pistë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
SHBA vendosi tarifa brutale ndaj Kinës - kjo është goditja më e fuqishme ndaj veturave elektrike

SHBA vendosi tarifa brutale ndaj Kinës - kjo është goditja më e fuqishme ndaj veturave elektrike

EVs
Opel Frontera i ri bëri

Opel Frontera i ri bëri "daljen e parë publike" në Stamboll të Turqisë

Auto
“Made in China”, vetura e re elektrike Xiaomi SU7 u prish vetëm pas 39 kilometrave të përshkuara

“Made in China”, vetura e re elektrike Xiaomi SU7 u prish vetëm pas 39 kilometrave të përshkuara

Auto
Pamjet që janë bërë virale - zbulohet historia e Lamborghinit 'të braktisur' dhe pa rrota

Pamjet që janë bërë virale - zbulohet historia e Lamborghinit 'të braktisur' dhe pa rrota

Auto
Porsche zbulon datën e debutimit të modelit të ri 911

Porsche zbulon datën e debutimit të modelit të ri 911

Auto
Një prodhues veturash në prag të falimentimit, pronari po shet shtëpinë e tij me shpresën që të shmang më të keqen

Një prodhues veturash në prag të falimentimit, pronari po shet shtëpinë e tij me shpresën që të shmang më të keqen

Auto
Kalo në kategori