LAJMI I FUNDIT:

Mbrojtja e Kadri Veselit i reagon Prokurorisë për përgjimet në burg: Fakte të shtrembëruara nga incizime klandestine

Mbrojtja e Kadri Veselit i reagon Prokurorisë për përgjimet në burg: Fakte të shtrembëruara nga incizime klandestine

Mbrojtja e Kadri Veselit ka kundërshtuar ashpër pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar rreth bisedave të përgjuara në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, duke thënë se bisedat janë paraqitur në mënyrë të shtrembëruar nga ana e prokurorisë, e që bazohen në supozime, thashetheme dhe deklarata mashtruese.

Mbrojtja e Veselit konstaton se klienti i tyre në asnjë moment nuk ka cenuar identitetin e dëshmitarëve apo dëshmitë e tyre dhe në asnjë mënyrë nuk ka penguar procedurat pranë Dhomave të Specializuara.


Siç transmeton RTV Dukagjini, në shkresën e avokatit Ben Emmerson, thuhet se në fakt Veseli ka bërë të kundërtën e asaj që pretendon prokuroria.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka paraqitur asnjë provë se Veseli ka bërë përpjekje për të ndërhyrë në drejtësi apo penguar procedurat”, thuhet në shkresën e avokatit Emmerson.

Sipas avokatit britanik, nga volumi i madh i provave që ka dhënë prokuroria, Veseli vetëm sa thekson rëndësinë e parimit themelor që askush nuk duhet t’i qaset asnjë dëshmitari, pasi kjo do ta dëmtonte atë, në vend që ta ndihmonte.

“ZPS-ja ka paraqitur një pamje të shtrembëruar, pa identifikuar qartë se çfarë pretendon, se z. Veseli ka bërë gabim. Në fakt, shqyrtimi i plotë i materialit të shpalosur dëshmon përfundimin e kundërt nga rasti i paraqitur nga SPO kundër z. Veseli”.

Emmerson përgjimin në dhomat e Qendrës së Paraburgimit në Hagë i ka quajtur si mënyrë klandestine nga SPO.

Mbrojtja e Veselit ka dëshmuar konkretisht se si në tri raste nuk qëndrojnë aspak pretendimet e prokurorisë.

“Sa i përket dërgimit të mesazheve nga qendra e paraburgimit Veseli thjesht thotë që “secili ka grupin e vet të avokatëve dhe ju betohem, nuk ka arsye për të dërguar mesazh nga ky vend… Jo, sepse jam duke folur, por nuk ka asgjë për të … çfarë do të thuash?”

Ai paralajmëroi në mënyrë specifike një nga vizitorët e tij: “Mbani distancë! Edhe nëse keni dëgjuar ndonjëherë për dikë që do të vijë të dëshmojë këtu; edhe nëse dikush vjen dhe të thotë ‘Unë jam [dëshmitar]’, mund t’i thuash thjesht ‘thuaj të vërtetën’, ‘vetëm mos gënje’, thjesht mos gënje. Nuk ka nevojë të flasësh; ne nuk kemi nevojë për asgjë, vetëm të mos gënjejë. Nëse nuk gënjejnë, do të jemi mirë, sepse realiteti i UÇK-së është i tillë. Kjo është. Nuk ka nevojë të bëhet asgjë”, ka shkruar mbrojtja.

Në trend Lajme

Më shumë
Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai

Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai

I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para

I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para

Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Siguri
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Kalo në kategori