Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke komentuar rastin e grabitjes së armatosur të argjendarisë në Suharekë dhe operacionin e sotëm të policisë për kapjen e autorëve të këtij rasti, ka thënë se rendi dhe ligji do të mbizotërojnë në çdo cep të Kosovës.
Sveçla ka thënë se një javë më parë vendi ynë u terrorizua nga një plaçkitje e armatosur nga persona të maskuar në qendër të qytetit të Suharekës, ku një zyrtar policor mbeti i plagosur dhe një i lënduar.
“Akte të tilla janë absolutisht të papranueshme dhe përgjigjja e vetme ndaj kriminelëve të tillë është sjellja para drejtësisë. Për këtë, Policisë së Kosovës i kam ofruar mbështetjen time të plotë institucionale si dhe kam kërkuar angazhim maksimal në zbardhjen e këtij rasti”, ka shkruar Sveçla në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.
Ai ka thënë se sot është njoftuar që Policia e Kosovës pas një pune intensive hetimore ka lokalizuar plaçkitësit dhe ka realizuar operacionin e arrestimit të tyre.
Njëri nga të dyshuarit ka shtënë drejt zyrtarëve duke plagosur një zyrtar policor dhe me këtë rast i njëjti është neutralizuar. Deri më tash janë arrestuar shtatë persona ndërsa Policia është në kërkim të personit tjetër të përfshirë në këtë rast. Dy zyrtarëve policor të cilët janë plagosur dhe zyrtarit të lënduar në reagim dhe arrestim të të dyshuarve të këtij rasti ju uroj shërim të shpejtë”, ka thënë Sveçla.
Më tej ai ka thënë se vendi i kriminelëve është burgu, “dhe ky është mesazh i qartë dhe i prerë që duhet të marrë kushdo që tenton që për çfarëdo arsye të destabilizojë sigurinë në vendin tonë. Krimet nuk do të mbesin pa u ndëshkuar sepse Republikën e Kosovës nuk do ta lejojmë të bëhet vend i pasigurisë”.
“Rendi dhe ligji do të mbizotërojnë në çdo cep të saj”, ka thënë Sveçla.
Policia e Kosovës ka njoftuar sot se e ka “neutralizuar” një të dyshuar dhe se një pjesëtar i saj është plagosur të enjten, pasi u sulmua me armë zjarri gjatë një operacioni të gjerë hetimor në tri lokacione të ndryshme lidhur me grabitjen e javës së kaluar në një argjendari në Suharekë.
Policia tha se një nga të dyshuarit shtiu me armë zjarri në drejtim të oficerëve policorë gjatë operacionit në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Carralevë, duke e plagosur një nga oficerët.
“Zyrtarët policorë, në vetëmbrojtje, janë detyruar të përdorin forcën proporcionale, duke arritur të neutralizojnë një të dyshuar”, tha Policia.
Polici i plagosur është duke u trajtuar në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës në kryeqytet dhe se është jashtë rrezikut për jetë.
Ky është polici i dytë i plagosur në lidhje me këtë rast, pasi një oficer ishte plagosur në përpjekje për ta parandaluar grabitjen më 22 nëntor në argjendarinë e Suharekës, një qytet rreth 40 kilometra larg kryeqyteti Prishtinë.
Policia, po ashtu, njoftoi se i ka arrestuar katër të dyshuar gjatë operacionit të së enjtes, duke e çuar në shtatë numrin e të arrestuarave për këtë rast. Një i dyshuar tjetër mbetet në arrati.
Të dyshuarit për grabitjen në argjendari kanë të kaluar kriminale me “dyshimet e bazuara për përfshirje në vepra penale si: vrasje, grabitje, vjedhje e rëndë, sulm, kanosje, lëndim trupor, detyrim, armëmbajtje pa leje”, sipas Policisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani: Vizoni për një Evropë të lirë e në paqe i ofrohet realitetit kur vendet aspirante e të përkushtuara anëtarësohen në BE
Kovaçevski pas humbjes në zgjedhje: Do të jemi opozitë e përgjegjshme
Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar nuk doli prej nesh
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen
Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti
Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente
Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend