LAJMI I FUNDIT:

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i ka publikuar edhe mandatet që pritet t’i kenë partitë dhe koalicionet në përbërjen e ardhshme parlamentare.

Në bazë të numërimit të deritanishëm të votave, OBRM-PDUKM del të jetë partia e parë me 42.75% e cila pritet të ketë 59 mandate në Kuvend.


E dyta pritet të jetë koalicioni Fronti Evropian me 14.42%, e cila pritet të ketë 19 ulëse në Kuvend.

Përpunohen mbi 80 për qind e votave, këto janë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në RMV
Lexo po ashtu Përpunohen mbi 80 për qind e votave, këto janë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në RMV

Pas saj është koalicioni VLEN me 11.38% dhe pritet të ketë 13 ulëse në Kuvend.

LSDM, deri më tani ka 14.67% dhe pritet të ketë 18 ulëse në Kuvend.

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Lexo po ashtu Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Theksojmë që këto janë rezultatet e para dhe mund të ndryshojnë deri në publikimin e rezultateve përfundimtare./Telegrafi/