LAJMI I FUNDIT:

Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Qytetarët të enjten kanë raportuar për vështirësi në qasje në shërbimet e VALA-s, gjersa lidhur me këtë ka sqaruar zëdhënësi i Telekomit të Kosovës, Fadil Lepaja.

Lepaja në një deklaratë për Telegrafin bëri të ditur se të mërkurën mbrëma Telekomi i Kosovës ka filluar migrimin e platformave të reja dhe në të njëjtën kohë implementimin e kodit shtetëror mobil.

Ai ka sqaruar se si rezultat i këtij migrimi dhe ndryshimit të kodit të Monacos me të Kosovës, nevojitet rikyçja e telefonave në rrjet dhe fluksi tepër i madh i rikyçjeve me kod të ri ka shkaktuar ngarkesë në rrjet, me këtë rast disa konsumatorë kanë mbete të palokalizuar.

“Mbrëmë Telekomi i Kosovës ka filluar migrimin e platformave të reja dhe në të njëjtën kohë implementimin e kodit shtetëror mobil. Është përfunduar migrimi i Databazës së Konsumatorëve mobil. Ditëve në vijim do të vazhdohet me platformat e tjera të teknologjisë së fundit.

Si rezultat i këtij migrimi dhe ndryshimit të kodit të Monacos me të Kosovës, nevojitet rikyçja e telefonave në rrjet. Fluksi tepër i madh i rikyçjeve me kod të ri ka shkaktuar ngarkesë në rrjet dhe me këtë rast disa konsumatorë kanë mbet të palokalizuar.

Lusim konsumatorët për pak durim dhe mirëkuptim, pasi për shkak të ngarkesës momentale, operatorët tonë në Qendrën e Thirrjeve dhe rrjete sociale ndoshta nuk do të mund tu përgjigjen menjëherë, si ndodhë zakonisht!”, tha Lepaja. /Telegrafi/