LAJMI I FUNDIT:

Kryesuesi i KGjK-së i thotë deputetes së LVV-së se s’do të lejojë kurrë që Auditori t’i fusë duart në lëndët e gjykatave

Kryesuesi i KGjK-së i thotë deputetes së LVV-së se s’do të lejojë kurrë që Auditori t’i fusë duart në lëndët e gjykatave

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj ka thënë se nuk do të lejojë kurrë që Zyra Kombëtare e Auditimit t’i fusë duart në lëndët e gjykatave.

Këtë qëndrim Zogaj e ka dhënë të enjten kur ka raportuar bashkë me kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës para deputetëve në Komisionin Hetimor Parlamentar për t rastet e dhunës në familje dhe atyre seksuale.


Paraprakisht, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Mirlinda Tishukaj Sadiku ka përmendur  mundësinë e auditimit të gjyqësorit nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

“Oj zojë, Zyra e Auditimit s’i bënë kontroll gjyqësorit”, ka reaguar kryesuesi i KGJK-së, duke thënë derisa ai është kryesues kjo nuk do të ndodhë.

“Deri sa unë, derisa unë të jem kryesues i Këshillit Gjyqësor, Zyra e Auditimit nuk ka me shti dorën në lëndë”, shtoi Zogaj.

Deputetja Tishukaj Sadiku, tha se Zyra e Auditorit është Agjencion Kushtetues dhe se mund t’i bëjë edhe auditim gjykatës.

Por, Zogaj tha se mund të bëjë auditim financiar por asnjëherë të punës së gjyqësorit.

Edhe Deputet e opozitës nuk u pajtuan me pyetjen e deputetet së LVV-së.

Ariana Musli-Shoshi, nga Partia Demokratike e Kosovës, tha se auditimi i gjyqësorit nuk është i ligjshëm, teksa tha se pyetjet e tilla janë ndërhyrje në drejtësi.

“Nuk po e kuptoj se cili është qëllimi final i këtyre pyetjeve. Kur të flas unë veç dëgjomë. Nuk e di çka po tentojmë me arritur me gjitha këto pyetje. Vlerësoj që më shumë është ndërhyrje në drejtësi se sa çka në jemi duke bërë në këtë komision”, tha ajo.

Tutje, deputetja Tishukaj Sadiku, citoi raportin e Institutit të Kosovës për Drejtësi, që theksonte masat të buta disiplinore për gjyqtarët dhe prokurorët që kanë kryer shkelje në rastet e trajtimit të rasteve të dhunës.

“Po flas gjithmonë sipas këtij instituti, i cili financohet nga Ambasada amerikane që është bukur shumë kredibil në opinionin publik”, tha ajo, raporton betimiperdrejtesi.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori