LAJMI I FUNDIT:

Drejtuesit e Man Utd zgjedhin zëvendësuesin e preferuar të Erik ten Hag

Drejtuesit e Man Utd zgjedhin zëvendësuesin e preferuar të Erik ten Hag

Erik ten Hag mbetet nën presion të madh te Manchester United pavarësisht një përmirësimi të fundit të rezultateve në Old Trafford.

United është ende i gjashti në Ligën Premier pavarësisht se fitoi katër nga pesë ndeshjet e fundit të ligës, përfshirë një fitore të vështirë 1-0 kundër Luton Toën të shtunën.


Fillimi zhgënjyes i sezonit, që ka përfshirë disfata të rënda ndaj Manchester City dhe Neëcastle, ka vënë në qendër të vëmendjes Ten Hag dhe përshtatshmërinë e tij si menaxher.

Vendimi i tij për të përjashtuar Jadon Sancho nga skuadra gjithashtu ka rezultuar të jetë problematik, me Daily Star që pretendon se Sir Jim Ratcliffe do të  urdhërojë Ten Hag të përfundojë mosmarrëveshjen e tij me anglezin – sapo ai të përfundojë blerjen e 25 për qind të klubit.

Sa do t'i kushtonte Manchester United shkarkimi i Ten Hag
Lexo po ashtu Sa do t'i kushtonte Manchester United shkarkimi i Ten Hag

Raportohet se Ten Hag vazhdon të mbajë mbështetjen e hierarkisë së United, megjithatë, me Ratcliffe që gjithashtu beson se ai është njeriu i duhur për atë detyrë.

Por, kjo mund të ndryshojë, nëse United vazhdon të ketë vështirësi pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare.

Ten Hag është aktualisht favoriti i dytë i kompanive të basëve – pas Paul Heckingbottom të Sheffield United – për të qenë trajneri i parë i Ligës Premier që shkarkohet këtë sezon.

Një trajner që është cilësuar si një zëvendësues i mundshëm për holandezin, është ish-trajneri i Wolves dhe Real Madridit, Julen Lopetegui.

Gazeta spanjolle AS pretendon se Unitedi e sheh Lopeteguin si një opsion nëse klubi vendos të ndahet me Ten Hag.

Ish-trajneri i Spanjës, 57-vjeç, ka qenë gjithashtu i lidhur me një kalim te klubi i Superligës së Arabisë Saudite, Al Ittihad, i cili kohët e fundit shkarkoi një tjetër ish-trajner të Wolves, Nuno Espirito Santo.

Por eksperti i transferimeve Fabrizio Romano pretendon se Lopetegui po planifikon të refuzojë klubin saudit, duke preferuar një kthim në Ligën Premier.

“Julen Lopetegui tani është i orientuar të refuzojë propozimin e Al Ittihad për t’u bërë menaxheri i ri dhe zëvendësuar Nuno Espirito Santo”.

“Ish-trajneri i Sevillas dhe Wolves do ta refuzojë propozimin – tha se fokusi i tij është te Liga Premier”, ka shkruar Romano. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona kontakton ish-yllin e tyre i cili ështe ende aktiv në futboll, për t’u bërë asistent i Flickut

Barcelona kontakton ish-yllin e tyre i cili ështe ende aktiv në futboll, për t’u bërë asistent i Flickut

La Liga
Real Madridi do të nënshkruajë këtë verë me sulmuesin që shënoi 18 gola për vetëm 1.5 milionë euro

Real Madridi do të nënshkruajë këtë verë me sulmuesin që shënoi 18 gola për vetëm 1.5 milionë euro

La Liga
Eksod te Bayern Munichu këtë verë – largohen shtatë futbollistë, vlera e të cilëve llogaritet 340 milionë euro

Eksod te Bayern Munichu këtë verë – largohen shtatë futbollistë, vlera e të cilëve llogaritet 340 milionë euro

Bundesliga
Man City është gati të shesë një nga blerjet e tyre më të mëdha në histori vetëm një vit pasi e solli atë në Etihad

Man City është gati të shesë një nga blerjet e tyre më të mëdha në histori vetëm një vit pasi e solli atë në Etihad

Premier League
Hansi Flick dëshiron ta bëjë yllin e Leverkusenit blerjen e parë te Barcelona

Hansi Flick dëshiron ta bëjë yllin e Leverkusenit blerjen e parë te Barcelona

La Liga

"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin

La Liga
Kalo në kategori