LAJMI I FUNDIT:

Si 19 vjeçar u transferua në Serie A, Ujkani tregon shumën e majme që pagoi Palermo për të dhe interesin nga gjiganti anglez

Si 19 vjeçar u transferua në Serie A, Ujkani tregon shumën e majme që pagoi Palermo për të dhe interesin nga gjiganti anglez

Portieri dhe kapiteni i Përfaqësues së Kosovës, Samir Ujkani i ka dhënë fund karrierës, pasi ruajti portën e shumë klubeve, ku kulmin e karrierës pa dyshim e kishte në Serie A, ndërsa pjesë e Përfaqësueses së Kosovës ishte për nëntë vite.

Palermo, Novara, Chievo, Genoa, Torino dhe Empoli ishte klubet e njohura në Serie A ku ai ruajti portën.


Në një intervistë të gjatë për Telegrafin me gazetarin Betim Zeqiri, portieri vushtrrias është ndalur te transferimi në Palermo kur ishte vetëm 19 vjeçar.

Ujkani tregon se si e kishte ndjekur Palermo në një turne në Itali dhe hapat e parë në një klub si Anderlecht, nga ku u transferua në Itali.

“Të them të drejtën kur shkova në Anderlecht e kam kuptuar realitetin e futbollit. Realiteti i futbollit atje në filozofinë që ka është top. Është ëndërr që ta afroj edhe këndej, sepse për të rinjtë qysh punojnë deri në ekipin e parë është fantastike. Kam punuar katër ditë nga tetë stërvijte, para dhe pasdite një stërvitje, të premten luaje me ekipin e dytë, ose të shtunën me U19. Unë isha 16 vjeçar, apo 17 vjeçar, isha i ri. Ushtroja me ekipin e parë, pasi si të shohin që bën progres të marrin në ekipin e parë”, deklaroi Ujkani për Telegrafin.

"Nuk ia dinim as emrat njëri tjetrit" - Samir Ujkani flet për ndeshjen e parë me fanellën e Kosovës dhe zbulon prapaskenat se si kaloi nga Shqipëria te Dardanët
Lexo po ashtu "Nuk ia dinim as emrat njëri tjetrit" - Samir Ujkani flet për ndeshjen e parë me fanellën e Kosovës dhe zbulon prapaskenat se si kaloi nga Shqipëria te Dardanët

Interesimi nga Liverpooli dhe Fiorentina, por Ujkani zgjodhi pasi insistoi të nënshkruan me portierin shqiptar.

“Isha në turne në itali me Anderlechtin dhe mbërritëm deri gjysmëfinale, ku në atë ndeshje mbetet me nëntë lojtarë, një karton i kuq, një lëndim dhe nuk kishim ndërrime më, ku ndeshjen pastaj e humbëm në penallti kundër Romës. Ishte turne i madh më klube të nivelit botëror, ishte një prej turneve më të mëdhenjtë në Evropë. E aty kishte edhe ekipe të tjera të interesuara për mua. Kishte interes nga Fiorentina edhe nga Liverpoli. Por Palermo ishte e para, sepse në atë vit, ishte në fund të shkurtit, Palermo kishte ardhur për dy muaj non-stop në Anderlecht për të më vëzhguar dhe për të folur me klubin”.

Klubi i njohur italian kishte paguar afër gjysmë milioni euro në atë kohë, ku për këtë Ujkani falënderon dy persona.

“Palmero pagoi për mua në atë kohë 450 mijë euro te Anderlecht, ku sot ato pare vlejnë diku 2-3 milionë euro. Jam çuditur kur i kam dëgju ato shifra, pasi isha djalë i ri. Për këtë arsyeje e falënderoj shumë Palermon. Besimit që kanë pas. Drejtori sportiv ka qenë Rino Foschi. Atë e falënderoj shumë, bashkë me Maurizio Zamparini, që ka qene president”, ka thën Ujkani. /Telegrafi/

Intervistën e plotë mund ta ndiqni më poshtë…

Në trend Sport

Më shumë
Veprimi i shëmtuar i PSG-së në momentin që Mbappe publikoi videon lamtumirëse

Veprimi i shëmtuar i PSG-së në momentin që Mbappe publikoi videon lamtumirëse

Ligue 1
Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Ligue 1
Kërkesa e parë e Arne Slot tek Liverpooli është transferimi i top yllit të Newcastle

Kërkesa e parë e Arne Slot tek Liverpooli është transferimi i top yllit të Newcastle

Premier League
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Mediat spanjolle e konfirmojnë, ideja për të futur Joselun në lojë kundër Bayernit nuk ishte e Ancelottit

Mediat spanjolle e konfirmojnë, ideja për të futur Joselun në lojë kundër Bayernit nuk ishte e Ancelottit

Liga e Kampionëve
Ten Hag bën një arsyetim banal për humbjen e shkaktuar nga Arsenali

Ten Hag bën një arsyetim banal për humbjen e shkaktuar nga Arsenali

Premier League
Kalo në kategori