LAJMI I FUNDIT:

Messi tregon prapaskenat se si i dështoi rikthimi te Barcelona, zbulon nëse do të marrë pjesë në Kupën e Botës në vitin 2026

Messi tregon prapaskenat se si i dështoi rikthimi te Barcelona, zbulon nëse do të marrë pjesë në Kupën e Botës në vitin 2026

Lionel Messi dëshironte me çdo kusht rikthimin te Barcelona, por një gjë e tillë ishte e pamundur.

Pas dy viteve të kaluara te Paris Saint Germain në Ligue 1, ylli argjentinas u largua i lirë nga Parc de Princes dhe qëllimi ishte të rikthehej te Barcelona.

Megjithatë rikthimi në Kataluni ishte i pamundur, pasi Barcelona kishte probleme të mëdha financiare dhe nuk kishin mundësi ta regjistronin atë.


Messi thyen heshtjen dhe flet për ofertat nga Arabia dhe Evropa: Vendimi për të ardhur te Miami ishte më i miri
Lexo po ashtu Messi thyen heshtjen dhe flet për ofertat nga Arabia dhe Evropa: Vendimi për të ardhur te Miami ishte më i miri

Në një intervistë për të përditshmen franceze L’Equipe, Messi ka zbuluar prapaskenat pse nuk u bë i mundur rikthimi te Barcelona në verën e këtij viti.

“Mund të rikthehesha te Barcelona, por nuk u realizua. Ishte një situatë pak a shumë e ngjashme me atë të largimit në vitin 2021. E mendova shumë rikthimin te Barça, jetën time atje dhe të tërhiqesha ashtu siç e kisha ëndërruar, por nuk ishte e mundur”.

“Ishte një ide e bukur për mua dhe familjen time, por ishte diçka e pamundur për t’u realizuar”, deklaroi tetë herë fituesi i Topit të Artë.

Ai ndër të tjera tha se e ka mbyllur me futbollin evropian, derisa sa i përket pjesëmarrjes në Botërorin e vitit 2026, ai tha se do ta sheh gjendjen fizike pasi do të jetë në moshë të shtyrë.

Zbulohen votat e Messit për 'Kopa Trophy', argjentinasi e la në vendin e tretë Bellinghamin
Lexo po ashtu Zbulohen votat e Messit për 'Kopa Trophy', argjentinasi e la në vendin e tretë Bellinghamin

“Po. Falë Zotit pata një karrierë të jashtëzakonshme në Evropë dhe fitova të gjithë titujt që kisha ëndërruar. Tani vendosa të transferohem në Amerikë dhe nuk besoj se do të rikthehem në Evropë”.

“Kupa e Botës në vitin 2026? Duke marrë në konsideratë moshën që do të kem në atë vit, e mendoj pak të vështirë, por të shohim”, u shpreh Messi. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Bundesliga
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori