LAJMI I FUNDIT:

Messi thyen heshtjen dhe flet për ofertat nga Arabia dhe Evropa: Vendimi për të ardhur te Miami ishte më i miri

Messi thyen heshtjen dhe flet për ofertat nga Arabia dhe Evropa: Vendimi për të ardhur te Miami ishte më i miri

Lionel Messi ka vetëm disa muaj që është futbollist i Inter Miamit, pasi iu bashkua skuadrës amerikane pas dy viteve të kaluara te PSG.

Sulmuesi argjentinas ishte vërshuar nga ofertat gjatë verë, madje duke refuzuar edhe ato më të mirat financiare që vinin nga Arabia Saudite.

Mjafton të përmendet vetëm njëra nga to, ku Messi refuzoi kontratë tre vjeçare nga Al-Hilal që i kishte ofruar 400 milionë euro neto në sezon dhe Messi i tha jo.


36-vjeçari tani ka thyer heshtjen dhe ka folur për ofertat që kishte në një rrëfim për të përditshmen franceze L’Equipe.

Diferenca e frikshme e pikëve të Messit me Haalandin në garën për Topin e Artë – zbulohen votat e gjithë kandidatëve
Lexo po ashtu Diferenca e frikshme e pikëve të Messit me Haalandin në garën për Topin e Artë – zbulohen votat e gjithë kandidatëve

Gjeniu argjentinas u shpreh se kishte oferta të pafundme gjatë verës, mirëpo zgjedhja për t’iu bashkuar Inter Miamit ishte më e mira.

“Kam pasur shumë oferta në tavolinë këtë vit, vërtet shumë të ndryshme; përfshirë shumë klube evropiane dhe Arabinë Saudite”.

“Ne vendosëm të vijmë në Miami dhe është një vendim me të cilin jemi të kënaqur, ndihemi rehat këtu”, u shpreh kapiteni i Kombëtares së Argjentinës.

Ndër të tjera Messi tha se aventura e tij në futbollin evropian ka marrë fund dhe nuk mendon të rikthehet më.

Zbulohen votat e Messit për 'Kopa Trophy', argjentinasi e la në vendin e tretë Bellinghamin
Lexo po ashtu Zbulohen votat e Messit për 'Kopa Trophy', argjentinasi e la në vendin e tretë Bellinghamin

“Po mund të konsideroj se e kam kryer me futbollin evropian. Falë Zotit pata një karrierë të jashtëzakonshme në Evropë dhe fitova gjithçka që kam ëndërruar”.

“Tani jam në SHBA dhe nuk mendoj se do të kthehet të luaj më në Evropë”, u shpreh Messi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori