LAJMI I FUNDIT:

Tërmet i fuqishëm në Nepal, të paktën 128 të vdekur

Tërmet i fuqishëm në Nepal, të paktën 128 të vdekur

Të paktën 128 njerëz u vranë dhe dhjetëra u plagosën në Nepal kur një tërmet i fortë goditi lagjen perëndimore të Jajarkot, thanë zyrtarët sot, pasi shtëpitë në zonë u shembën.

Tërmeti ka ndodhur të premten në orën 23:47 me orën lokale, me magnitudë 6.4 shkallësh të Rihterit, njoftoi Qendra Kombëtare Sizmologjike e Nepalit.


Qendra Gjeologjike Kërkimore Gjermane e mati tërmetin në 5.7, nga 6.2 fillestare, ndërsa Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së e vlerësoi atë në 5.6.

Tërmeti është më vdekjeprurësi që nga viti 2015, kur rreth 9000 njerëz vdiqën në dy tërmete në vendin e Himalajeve, raporton reuters.

Qytete të tëra, tempuj shekullorë dhe vende të tjera historike u shndërruan më pas në gërmadha, me më shumë se një milion shtëpi të shkatërruara, duke i kushtuar ekonomisë 6 miliardë dollarë.

Zyrtarët kanë frikë se numri i të vdekurve nga tërmeti mund të rritet sepse nuk kanë qenë në gjendje të vendosin kontakte në një zonë kodrinore pranë epiqendrës, rreth 500 km në perëndim të kryeqytetit Katmandu, ku u ndjenë edhe lëkundjet. Rrethi ka një popullsi prej 190 mijë banorësh me fshatra të shpërndara në kodrat e largëta. /Telegrafi/