LAJMI I FUNDIT:

Biden përballet me presion nga votuesit arabë dhe myslimanë

Biden përballet me presion nga votuesit arabë dhe myslimanë

Presidenti amerikan, Joe Biden po përballet me reagimet e disa anëtarëve të Partisë së tij Demokrate për mbështetjen e palëkundur për Izraelin ndërsa ushtria izraelite po zgjeron operacionet tokësore në Gazë dhe numri i viktimave civile palestineze po rritet.

Ndërsa vazhdojnë sulmet ajrore izraelite në Gazë, përfshirë atë në kampin e refugjatëve al-Shati, Këshilli Kombëtar Demokratik Mysliman i ka dërguar një letër presidentit amerikan duke kërkuar që ai të ndërmjetësojë një armëpushim ose të përballet me humbjen e mbështetjes së miliona myslimanëve amerikanë në fushatën për rizgjedhje në vitin 2024.

“Ne e dimë se komuniteti ynë mund të ndryshojë rezultatin në shtetet ku gara për president është e fortë. Unë mendoj se udhëheqësit e Partisë Demokrate po i kushtojnë vëmendje kësaj dhe kanë frikë nga ajo që po ndodh dhe po i dërgojnë mesazhin Shtëpisë së Bardhë se kjo do të dëmtojë shanset tona në zgjedhjet e vitit 2024”, tha Basim Elkarra nga Këshilli Kombëtar Demokratik Mysliman.


Mbi një milion myslimanë hodhën votën në zgjedhjet e vitit 2020, një numër i mjaftueshëm votash që mund të luhasë rezultatin në disa shtete ku garat zgjedhore janë të papërcaktuara.

Myslimanët dhe arabo-amerikanët votojnë tradicionalisht për kandidatët demokratë, por kjo prirje mund të jetë duke ndryshuar.

Demonstruesit në Kongresin amerikan ndërpresin fjalimin e Blinkenit, mbanin transparentë “palestinezët nuk janë kafshë”
Lexo po ashtu Demonstruesit në Kongresin amerikan ndërpresin fjalimin e Blinkenit, mbanin transparentë “palestinezët nuk janë kafshë”

Një sondazh i ri nga Instituti Arabo-Amerikan tregon se mbështetja për Bidenin ra tek votuesit e këtij komuniteti, nga 59 për qind sa ishte në zgjedhjet e vitit 2020 në 17 për qind.

“Ne do të vazhdojmë të angazhohemi me komunitetin mysliman, komunitetin arabo-amerikan dhe udhëheqësit palestinezë amerikanë për të dëgjuar shqetësimet e tyre”, thotë Karine Jean-Pierre, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.

Në anën tjetër, hebrenjtë amerikanë janë “thellësisht mirënjohës” për mbështetjen e liderit amerikan për Izraelin.

“Izraeli mbetet një çështje shumë e rëndësishme për votuesit hebrenj. Është një çështje për të cilën ka një lidhje shumë të fortë emocionale midis hebrenjve amerikanë dhe mbështetjes për Izraelin”, thotë Halie Soifer, e cila drejton Këshillin Demokratik Hebre të Amerikës.

Rreth 7 milionë hebrenj jetojnë në SHBA, po aq sa jetojnë edhe në Izrael. Ata përbëjnë 3% të elektoratit amerikan, raporton zeriamerikes.

Biden vlerësohet gjerësisht edhe në Izrael. Ai i ka kërkuar kryeministrit Benjamin Netanyahu që të udhëheqë luftën sipas ligjit ndërkombëtar humanitar për të mbrojtur civilët.

“Ajo që ai po i thotë Izraelit është më ndihmo që të jem në gjendje të të ndihmoj. Nëse bëni përpjekje maksimale për të luftuar sipas ligjeve të luftës, atëherë më lehtësoni mua t’ju mbështes dhe të marr mbështetje për ju në komunitetin ndërkombëtar, në Amerikë dhe në Partinë Demokrate”, thotë Jonathan Rynhold, kreu i Departamentit të Studimeve Politike në Universitetin izraelit Bar-Ilan.

Sondazhet tregojnë se më shumë republikanë sesa demokratë e mbështesin vendimin e Bidenit për të dërguar armë në Izrael.

“Republikanëve, qoftë (ish-presidenti) Trump, apo atyre të Kongresit, nuk u ka mbetur shumë hapësirë për ta rritur mbështetjen për Izraelin më shumë se presidenti Biden”, thotë Norman Ornstein nga Instituti “American Enterprise”.

Ndërkohë presioni për një armëpushim po rritet, përfshirë edhe ata që protestuan gjatë seancës dëgjimore të Kongresit të së martës. Zyrtarët amerikanë kanë kërkuar “pauza humanitare” për të lejuar ndihmat të arrijnë te civilët, por thonë se nga një armëpushim në këtë pikë do të përfitojë vetëm nga Hamasi.

Në trend Botë

Më shumë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Evropa
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rreze të gjatë

Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rreze të gjatë

Botë
Kalo në kategori