LAJMI I FUNDIT:

Tifozët nuk mund ta besojnë se si Modric përfundoi në ‘top 10’, përpara emrave si Griezmann dhe Gundogan

Tifozët nuk mund ta besojnë se si Modric përfundoi në ‘top 10’, përpara emrave si Griezmann dhe Gundogan

Luka Modric ka përfunduar në vendin e dhjetë në renditjen e Topit të Artë 2023 nga 30 të nominuarit dhe kjo ka befasuar në masë të madhe tifozët e futbollit, të cilët nuk e dinë se për çfarë përfundoi kroati aty.

Dy reprezentues kroatë ishin në mesin e 30 të nominuarve për Topin e Artë, çmimin për futbollistin më të mirë në botë në sezonin 2022/2023 nga France Football. Bëhet fjalë për Luka Modric dhe Josko Guardiolën.


Mbrojtësi i ri i Manchester Cityt përfundoi në vendin e 25-të, ndërsa vendosja e Modric në vendin e dhjetë befasoi shumë tifozë.

Një pjesë e tyre mendojnë se është një renditje shumë e lartë dhe se kjo kushtëzohet vetëm nga statusi i tij i yllit dhe vendi i tretë në Kampionatin Botëror të Katarit.

Kujtojmë se sezonin e kaluar, për të cilin u nda ky Top i Artë, Modric ishte vetëm lojtari i dhjetë i Realit në minuta. Në kampionat ai shënoi katër gola dhe tre asistime në 33 paraqitje, ndërsa në Ligën e Kampionëve shënoi dy herë dhe asistoi një.

Gjithashtu me Realin nuk fitoi asnjë nga dy garat më të rëndësishme dhe mund të mburret “vetëm” me Kupën e Mbretit.

Këto janë arsyet kryesore pse shumë fansa të futbollit në rrjetet sociale mendojnë se performanca dhe lojërat e tij sezonin e kaluar u mbivlerësuan. Është shkruar nga fansa të thjeshtë, faqe të mëdha fansash, por edhe disa gazetarë të huaj.

Shumica e këtyre komentuesve e krahasojnë Modricin me yllin e kombëtares franceze Antoine Griezmann dhe kapitenin gjerman Ilkay Gundogan. Sulmuesi i Atletico Madrid përfundoi i 21-ti, ndërsa mesfushori i Barcelonës përfundoi i 14-ti.

“Nuk ka mundësi që Modriç të ishte më i mirë se Gundogan. A mund të më shkruajë dikush një moment për të cilin do ta kujtojmë sezonin e kaluar?”, ka shkruar një nga faqet e tifozëve të Manchester Cityt me 40 mijë ndjekës.

Neil Gardner, një gazetar australian, i cili ndiqet nga 92 mijë njerëz, ka vendosur diferencën në renditje mes Modric dhe Gundogan me disa ‘emoji’ duke qeshurPas kësaj ai shkroi: “Si është Modric në top 10?”.

“Unë e dua këtë njeri, ai është një legjendë e kësaj loje, por të betohem që njerëzit as nuk e shikojnë më. Thjesht thonë: “Eh, ai duhet të ketë qenë i mirë”. Toni Kroos ishte mesfushori më i mirë i Realit sezonin e kaluar”, shkroi një tjetër.

“Arsyeja e vetme pse Modric është përpara Griezmannit është PR i Realit”, shkruan një faqe e fansave.

Nga ana tjetër, ka shumë tifozë mendojnë se Modric u nderua me vendin e 10-të shkaku i karrierës së tij si dhe për faktin se ai është i vetmi fitues i Topit të Artë që ende luan në Evropë. /Telegrafi/

https://twitter.com/SchnitzelKroos/status/1719086187682636179