Pas një starti me ulje ngritje, Drita është futur në seri të fitoreve në Albi Mall Superligë duke marrë pesë radhazi.
Së fundmi gjilanasit kanë triumfuar me rezultat minimal 0-1 në udhëtim te Llapi, ku është një nga skuadrat pretendente për titullin e kampionit.
Një nga futbollistët më të mirë të Dritës në këtë duel padyshim se ishte mesfushori Albert Dabiqaj i cili tani e disa ndeshje ka rikthyer formën më të mirë dhe ka marrë një fanellë titullari nga trajneri Akis Vavalis.
Në një prononcim për Telegrafin, Dabiqaj ka folur për formën e shkëlqyer të tijën dhe të Dritës, fitoren ndaj Llapit si dhe objektivat që ka me skuadrën gjilanase.
“Për ne synimi ishte t’i merrnim tre pikët në Podujevë dhe me shumë mund e sakrificë ia arritëm qëllimit që kishim. Gjithmonë në ‘Zahir Pajaziti’ është vështirë të marrësh fitore ku dihet se Llapi këtë sezon ka pasur një start shumë të mirë”, tha Dabiqaj për Telegrafin.
Ai foli edhe për një mini krizë që kishte Drita me tre barazime radhazi, pasi gjilanasit vazhdojnë të jenë të pamposhtur në Superligë.
“Pas asaj mini krize që e kishim, jemi në rrugën e duhur pasi jemi në formë të mirë. Duhet të vazhdojmë të punojmë dhe t’i marrim ndeshjet një nga një”, u shpreh Dabiqaj.
Ish-anëtari i Besës, Feronikelit e Gjilanit flet edhe për vështirësitë që kishte në fillim të sezonit, pasi u rikthye nga një lëndim që e mbajti disa muaj jashtë fushave.
“Fillimi ishte i vështirë paksa, pasi vija nga një lëndim nga sezoni i kaluar, por me shumë punë dhe tani gjithçka është në rrugën e duhur. Pritja ka qenë e jashtëzakonshme si nga klubi, ashtu edhe nga bashkëlojtarët dhe tifozët dhe i jam falënderues gjithmonë për këtë pritje të ngrohtë”, tha Dabiqaj.
Ai ka folur edhe për objektivat e Dritës këtë edicion që janë për ta rikthyer titullin kampion në Gjilan, si dhe për ndeshjen e ardhshme që e luajnë në shtëpi ndaj Lirisë.
“Normalisht objektivi kryesor është titulli i kampionit pasi ka tre vite që Drita nuk e ka marrë atë. Duhet punë e madhe dhe sakrificë që të arrijmë deri te titulli pasi një gjë e tillë nuk është e lehtë. Unë te Drita kam ardhur për titull dhe dua ta fitoj si titullin ashtu edhe Kupën e Kosovës”, tha Dabiqaj.
Sa i përket ndeshjes së fundit ndaj Lirisë, Dabiqaj tha se kërkon maksimumin e pikëve edhe pse nuk do të jetë e lehtë.
“Asnjë ndeshje nuk është e lehtë në Superligë. Ndaj Lirisë synimi është të marrim fitoren e gjashtë radhazi dhe të vazhdojmë drejt objektivave që kemi. Gjithsesi na pret një ndeshje e vështirë pasi Liria luan futboll të bukur, por duhet të dhënë maksimumi për t’i ndalur pikët e plota në Gjilan”, u shpreh Dabiqaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nutricionisti i Tyson Fury zbulon sekretin që e bëri atë të kthehet në formë për gjashtë muaj
Milani hap bisedimet me trajnerin që fitoi Kupën e Botës, por Fonseca është ende favorit
“Ai do të vazhdojë të shkruajë historinë”, agjenti konfirmon qëndrimin e Modricit te Real Madridi
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi
Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?
Tre lojtarë të Arsenalit mund të mos marrin medaljen nëse Topçinjtë fitojnë titullin e Ligës Premier
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore