LAJMI I FUNDIT:

Llapi pret Dritën në kryeneshjen e xhiros në Albi Mall Superligë

Llapi pret Dritën në kryeneshjen e xhiros në Albi Mall Superligë

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshjet e fundit të xhiros së 10-të që janë në program për tu zhvilluar.

Padyshim që dueli kryesor jo vetëm i kësaj dite, por i tërë xhiros është ai në Podujevë mes Llapit dhe Dritës.


Dy skuadrat e kreut të tabelë do t’i masin forcat në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në një ndeshje që pritet të jetë e zjarrtë.

Llapi vjen në këtë duel pas fitores ndaj Lirisë së Prizrenit në të njëjtin stadium, derisa Drita është në seri të mirë prej katër fitoreve radhazi.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët kërkojnë vetëm tre pikët në tabelë në mënyrë që t’i qëndrojnë sa më afër liderit aktual Ballkanit.

Dueli tjetër i kësaj dite zhvillohet në stadiumin ‘Liman Gegaj’ në Malishevë.

Malisheva pas humbjes nga Drita kërkon këndelljen në përballje me Dukagjinin e Klinës.

Vendasit synojnë të rikthehen te rezultatet pozitive, derisa klinasit pas disa barazimeve radhazi synojnë fitoren. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërhyrja e ashpër që i bëri Riberys dhe shkëmbimi i fanellave me francezin - Armend Dallku zbulon edhe një porosi të Ibrahimovicit drejt Debatik Currit

Ndërhyrja e ashpër që i bëri Riberys dhe shkëmbimi i fanellave me francezin - Armend Dallku zbulon edhe një porosi të Ibrahimovicit drejt Debatik Currit

Kombëtarja e Shqipërisë
PSG përgatit një ofertë rekord botëror për transferimin e Lamine Yamal

PSG përgatit një ofertë rekord botëror për transferimin e Lamine Yamal

Ligue 1
Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Përfaqësueset
Formacioni më i vlefshëm me lojtarët që nuk kanë luajtur ende asnjë minutë në Euro 2024

Formacioni më i vlefshëm me lojtarët që nuk kanë luajtur ende asnjë minutë në Euro 2024

Përfaqësueset
Shtatë lojtarë janë jashtë projektit i Thiago Mottas te Juventusi

Shtatë lojtarë janë jashtë projektit i Thiago Mottas te Juventusi

Serie A
Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori