Iu dëmtua bateria e veturës nga shiu, pronari veturës Tesla tronditet kur vlera e riparimit arrin shifrën prej 20 mijë dollarëve
Një pronar i Tesla-s tha se ishte “i habitur” kur ai dhe partneri i tij morën një faturë të shtrenjtë për të rregulluar veturën e tyre elektrike.
Johnny Bacigalupo dhe Rob Hussey i thanë gazetës skoceze të lajmeve Edinburgh Live se iu dha një faturë prej 17,374 funteve, ose 20,698 dollarë, për të rregulluar Tesla-n e tyre pasi bateria e saj u dëmtua nga shiu javën e kaluar.
“Sinqerisht nuk mund ta besoj se kjo ka ndodhur. Kur mora telefonatën për herë të parë mendova se do të merrnim një faturë për 500 ose 1,000 funte”, bëri të ditur Bacigalupo për Edinburgh Live. “Kur ata thanë mbi 17 mijë u trondita, sinqerisht”, shtoi tutje ai, përcjell Telegrafi.
Elon Musk në vitin 2019 kishte bërë të ditur se për të zëvendësuar një bateri Tesla mund të kushtojë midis 5,000 dhe 10,000 dollarë, raportoi J.D. Power, duke vënë në dukje se shifrat janë të ndryshme në vitin 2023.
Recurrent, i cili raporton për shëndetin e baterive të veturave elektrike, tha se zëvendësimi i baterisë mund të kushtojë diku nga 5,000 dollarë në 20,000 dollarë.
Pasi nuk ishin në gjendje të nisnin automjetin e tyre dhe organizuan dorëzimin e tij në Tesla Edinburgh nga një firmë grumbullimi, Bacigalupo dhe Hussey morën një telefonatë të mërkurën duke i informuar ata se bateria ishte “dëmtuar për shkak të hyrjes së ujit”.
Garancia 8-vjeçare nuk e mbulonte këtë dhe kjo ishte arsyeja se pse ata u pyetën nëse dëshironin të vazhdonin me një riparim që kushton 20,698 dollarë.
Media në fjalë tha se verifikoi faturën përmes bisedave midis Tesla dhe çiftit dhe se kishte parë një email nga departamenti për marrëdhëniet me klientët të Tesla, departament ky i cili thotë se po heton ankesën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbushës i ri për veturat elektrike: Shpejtësia dhe performanca e lartë!
Bentley zbulon imazhe nga modeli i ri me 771 kuaj fuqi
Si të dalloni që bateria është e dobët: Ky veprim i thjeshtë do t'ju ndihmojë
Katër adoleshentë australianë vodhën një Maserati Grecale dhe një Porsche Macan - por gëzimi i tyre ishte jetëshkurtër
Po i afrohemi hidrogjenit (më të lirë) si lëndë djegëse: Është zbuluar një metodë më racionale e prodhimit!
BMW zbulon një version unik të XM të mbuluar në kadife
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë