LAJMI I FUNDIT:

Ceferin kritikon italianët: Duhet investime në stadiume nëse e doni kaq shumë futbollin

Ceferin kritikon italianët: Duhet investime në stadiume nëse e doni kaq shumë futbollin

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin ishte i impresionuar me kampin e ri stërvitor të Fiorentinës, por pranon se niveli i infrastrukturës së futbollit të Italisë është ‘shumë i dobët’ dhe shumë gjëra duhet të ndryshojnë për të pritur EURO 2032.

Ceferin ishte sot në Firence, fillimisht për një vizitë në kampin stërvitor të Italisë në Coverciano, më pas për të marrë pjesë në hapjen e impiantit të ri të Violas, i cili u inaugurua zyrtarisht pasditen e sotme.


“Kjo është ndoshta qendra stërvitore më e bukur që kam parë – dhe i kam parë pothuajse të gjitha të paktën një herë”, ka thënë Ceferin.

Megjithatë, situata e përgjithshme në Itali me stadiumet mbetet jashtëzakonisht e vështirë dhe madje edhe pas lajmit se ata do të organizojnë Kampionatin Evropian 2032 me Turqinë.

“Infrastruktura e Italisë, krahasuar me nivelin e futbollit dhe madhësinë e vendit, është shumë e varfër. Sigurisht që jam optimist, por mendoj se Qeveria më në fund duhet të fillojë të investojë në infrastrukturë”.

Zyrtare: UEFA zgjedh vendet mikpritëse për Euro 2028 dhe Euro 2032
Lexo po ashtu Zyrtare: UEFA zgjedh vendet mikpritëse për Euro 2028 dhe Euro 2032

“Nëse vendi juaj është kaq i apasionuar pas futbollit dhe sportit në parim, ata do të duhet të bëjnë më shumë. Tani për tani shpresojmë se gjithçka do të jetë mirë”, deklaroi i pari i UEFA-s.

Italia nuk ka konfirmuar ende se cilat pesë stadiume do të përdoren për të pritur ndeshjet e EURO 2032, por të paktën dy prej tyre do të kenë nevojë për punë të mëdha ristrukturimi për t’u dhënë plotësisht e qartë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Dhjetë nënshkrimet më të mira të Jurgen Klopp si trajner i Liverpool - Salah, Mane dhe të tjerët

Dhjetë nënshkrimet më të mira të Jurgen Klopp si trajner i Liverpool - Salah, Mane dhe të tjerët

Premier League
Kalo në kategori