LAJMI I FUNDIT:

Edi Basa i Gjilanit rrëfehet për mediat kroate në lidhje me Superligën e Kosovës, kushtet dhe ndeshjen Ballkani – Dinamo Zagreb

Edi Basa i Gjilanit rrëfehet për mediat kroate në lidhje me Superligën e Kosovës, kushtet dhe ndeshjen Ballkani – Dinamo Zagreb

Mediumi kroat ‘Vecernni list’ ka shkruar për futbollin kosovar, duke intervistuar mesfushorin nga Kroacia që luan te SC Gjilani, Edi Basa, i cili ka rrëfyer për infrastrukturën, kualitetin, por edhe për Ballkanin që luan ndaj Dinamo Zagrebit të enjten.

Edi Basa, fillimisht iu ka treguar se ku gjendet Gjilani, ndërsa ka rrëfyer edhe për jetën që bën në këtë qytet, të ardhurat e rregullta, qetësin që ka gjetur dhe për mbiemrin e tij që është shqiptar.


“Gjilani është një orë me makinë nga Prishtina dhe një orë nga Shkupi. Deri në verën e kaluar kam kaluar dy vjet në Shqipëri, në Kukës dhe atje kam takuar disa djem që janë nga këtu në klub dhe më kanë ftuar në Gjilan. Isha pa klub në atë kohë, prisja diçka, por rezultoi e kundërta dhe nuk mund të prisja më. Kështu SC Gjilani u bë alternativa më e mirë për mua”.

“Edhe emri edhe mbiemri im është shqiptar. Por unë jam nga Istra. Po të isha shqiptar, mbiemri im do të shkruhej Basha”, ka thënë mesfushori kroat.

Ai ka treguar pse SC Gjilani ishte alternativa më e mirë për të vazhduar karrierën.

“Janë njerëz korrektë, përsa i përket pagesës. Nuk ka mashtrime – dhe vetëm kjo më bën të ndihem mirë këtu. Në rregull, futbolli është pak më i dobët këtu, problemi janë fushat – luhet në bar artificial, kështu që futbolli nuk duket aq i mirë sa do të ishte nëse fushat do të ishin të mira. Ne e kemi me bar artificial në Gjilan. Më parë, klubi kishte një stadium më të madh që mbante dhjetë mijë njerëz, por tani po rinovohet, por ka ngecur, kështu që ne luajmë në një stadium më të vogël, i cili ka bar artificial. Ndoshta me kapacitet prej dy mijë njerëzish”, tregon Basa.

Lojtari që ka luajtur në kampionatin kroat, slloven dhe boshnjak, ka folur edhe për kualitetin e kampionatit.

“Kjo ligë nuk është e njohur dhe e lavdëruar, por ka lojtarë shumë të mirë në të. Sidomos në Ballkan; do ta shihni, ata janë lojtarë të mirë, nuk duhen nënvlerësuar. Është shumë më e lehtë për mua të luaj këtu sesa në Shqipëri. Liga është më e fortë atje, stadiumet dhe fushat janë më të mira, dhe këtu në Kosovë e gjeta veten. Unë kam një situatë të qetë dhe të qëndrueshme, jam në një klub të mirë. Arrita ta zotëroj deri diku gjuhën shqipe, ndaj komunikoj mirë me shokët e skuadrës”, ka thënë Basa i cili është pyetur se a luhet ashpër në Kosovë, duke shtuar duke qeshur se nuk është aq frikshëm.

“Vetëm bari artificial është një problem i vërtetë, topi ndalon, nuk rrëshqet si në barin e vërtetë. Deri më tani këtu kam luajtur gjashtë ndeshje, kam shënuar një gol, në xhiron e fundit kur mundëm Lirinë 1-0”.

Ai tutje iu rekomandoni futbollistëve të rinj që të vijnë në Kosovës nëse nuk kanë edhe aq zgjidhje në karrierën e tyre, pasi këtu do të gjejnë hapësira.

Tutje Basa ka treguar se sa janë pagat mesatare vjetore të futbollistëve profesionistë në Kosovë.

“Varet nga klubi në klub. Për shembull, Ballkani mund të paguajë deri në tetë mijë euro në muaj – kjo është maksimumi. Në klubet e tjera, afërsisht pesë mijë euro, që mund të negociohen. Gjilani është një qytet më i vogël, i qetë, gjithçka është afër meje. Unë kam një apartament të paguar nga klubi, dhe kam edhe shoqëri të mirë në klub; është një boshnjak (Heric), një bullgar (Milev), dy nga Maqedonia (Bajrami, Demiri)… Unë kam jetuar deri vonë në Tiranë, dhe është një mjedis krejt tjetër”, deklaroi ai, i cili shtoi se me Gjilanin ka kontratë deri në maj të vitit 2024.

Ballkani fiton derbin ndaj Gjilanit - Arb Manaj debuton me gol
Lexo po ashtu Ballkani fiton derbin ndaj Gjilanit - Arb Manaj debuton me gol

Në fund ai i ndal edhe te Ballkani që luan ndaj Dinamos, duke treguar pikat e forta të skuadrës kampion në Kosovës.

“Po, ishte ndeshja ime e dytë, humbëm 1-2. Ne madje mund të fitonim. Ballkani së fundmi ka shitur dy lojtarë, por kanë marrë dy të rinj. Ata janë një skuadër që luan prej vitesh bashkë, janë të mirëkoordinuar. Ata nuk luajnë në mbrojtje, por luajnë shumë me topin. Teknikisht janë të mirë, kanë cilësi. Ata janë ekipi më i mirë në Kosovë”.

“Unë e shikoj, e ndjek Dinamon. Kam arritur të shikoj gjysmë ore ndeshjen me Hajdukun. Dinamo është favorit ndaj Ballkanit, por gjithçka mund të ndodhë në futboll. Edhe Dinamo shiti shumë lojtarë, tani sigurisht që është paksa e lëkundur, por nëse është në nivelin e vet – në të cilin di dhe mundet – atëherë nuk do të ketë asnjë problem në Prishtinë”.

“Ndeshjet evropiane luhen në stadiumin kombëtar Fadil Vokrri në Prishtinë. Mund të ketë më së shumti deri në dhjetë mijë spektatorë. Edhe unë do të jem në atë ndeshje”, përfundoi Basa. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Kalo në kategori