LAJMI I FUNDIT:

Gjetja e eshtrave të njeriut në Bishtazhin të Gjakovës, deklarohet ministrja Haxhiu

Gjetja e eshtrave të njeriut në Bishtazhin të Gjakovës, deklarohet ministrja Haxhiu
Foto: Arkiv

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ekipet mjeko-ligjore të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe EULEX, gjatë aktiviteteve gërmuese në lokacionin Bishtazhin të Gjakovës, kanë gjetur mbetjet skeletore që dyshohet se i takojnë viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

Ajo ka bërë të ditur se punimet në Bishtazhin do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa mbetjet skeletore do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjeko ligjore me qëllim të identifikimit të tyre.


Gjenden eshtra të njeriut në Bishtazhin të Gjakovës, dyshohet se janë të viktimave të luftës së fundit
Lexo po ashtu Gjenden eshtra të njeriut në Bishtazhin të Gjakovës, dyshohet se janë të viktimave të luftës së fundit

“Lokacioni në Bishtazhin ka qenë varrezë masive primare ku kanë qenë të varrosur viktimat nga Gjakova me rrethinë, të cilët gjatë pranverës së vitit 1999 janë zhvarrosur dhe dërguar në varreza masive në territorin e Serbisë ku edhe janë gjetur shumica prej tyre”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Për gjetjen e eshtrave ka njoftuar fillimisht Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, i cili ka bërë të ditur se pas analizave të ADN-së, do të dalin me njoftim për rezultatet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori