Samsung Galaxy Tab S9 FE, Galaxy Buds FE dhe Galaxy S23 FE vijnë me veçori fantastike për përdoruesit
Të njohur për modelet e tyre ikonike dhe të qëndrueshme, performancën e përparuar, kamerën më të fundit veçoritë e sistemit të audio dhe shumë më tepër — këto janë pajisjet më epike FE deri më tani.
Dhe sipas një njoftimi, për ata që duan të përjetojnë teknologjinë më të fundit, pajisjet e reja FE janë të duhurat.
“Samsung është përpjekur gjithmonë për të sjellë risi të klasit botëror për këdo përmes përvojave epike celulare që i përshtaten stilit të jetesës të përdoruesve”, ka thënë TM Roh, president dhe drejtues i Biznesit Mobile eXperience në Samsung Electronics.
“Pajisjet tona të reja FE ofrojnë veçorit premium, të cilat më vete ose si pjesë e një ekosistemi të ndërlidhur, i lejojnë përdoruesit të Galaxy të maksimizojnë kreativitetin dhe produktivitetin e tyre”.
Siç thuhet në një njoftim, Galaxy Tab S9 FE dhe S9 FE+ ofrojnë argëtim, kreativitet ekspresiv dhe produktivitet të pandërprerë.
“Me dy pajisje portative dhe të fuqishme, tashmë më shumë përdorues mund të përjetojnë shpejtësinë që ofron seria Galaxy Tab S. Krijuesit digjitalë, sipërmarrësit, studentët e ngarkuar, artistët, lojtarët apo edhe të tjerë, do të eksplorojnë pasionet e tyre dhe do të kryejnë punën me shpejtësi falë këtyre pajisjeve dhe performancës shumë më të mirë në krahasim me seritë e mëparshme FE”.
Shikimi dhe krijimi gjithëpërfshirës mund të ndodhë në shtëpi, në punë, në kampus, apo edhe në park në ekranet 10,9 inç të Galaxy Tab S9 FE dhe 12,4 inç të Tab S9 FE+ — duke shfaqur një shpejtësi automatike rifreskimi që përshtatet deri në 90 Hz.
Gjithashtu idetë dhe shënimet tani do të jenë më lehtë për t’u mbajtur falë S Pen të integruar në kutinë e Galaxy, të vlerësuar me IP68.
Ashtu si seritë Galaxy Tab S9, Tab S9 FE dhe S9 FE+ përfshijnë një shumëllojshmëri mjetesh dhe aplikacionesh që u vijnë në ndihmë përdoruesve, duke përfshirë të preferuarat e fansave si Goodnotes , LumaFusion , Clip Studio Paint dhe më shumë. Mbani me lehtësi shënimet e klasës, skicat, videot apo më shumë se kaq, me hapësirën e madhe ruajtëse, plus opsionin për të përmirësuar në 1 TB me një kartë microSD. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInteligjenca Artificiale po vjen në pajisjet tuaja Apple - a do të jetë kjo (jo) e sigurt?
Video-loja më e shitur e PlayStation u krijua nga rivali i saj
Haxhi 2024: Arabia Saudite kryen testin e parë për "taksi ajrore pa pilot" për t'u shërbyer pelegrinëve
Përdoruesit e Facebook Messenger do ta pëlqejnë funksionin e ri, dhe ja pse
Ju kurrë nuk do ta merrni me mend: A e dini se çfarë do të thotë fjala "Google"?
Franca synon majat e inteligjencës artificiale
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Dikur ishin refuzuar, tani janë lojtarë kyç: Gjashtë yje, një shqiptar mes tyre që mund të shkëlqejnë në Euro 2024
Hehir: Deklarata e Hillit, shembulli i fundit i qëndrimeve të tija pro-serbe
Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi
Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier
Topi i goditur nga Wirtz përfundoi në portë me një shpejtësi marramendëse
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit