LAJMI I FUNDIT:

MASH: Komuna e Tetovës të fokusohet në përmirësimin e kushteve të nxënësve

MASH: Komuna e Tetovës të fokusohet në përmirësimin e kushteve të nxënësve

Pushteti lokal në Komunën e Tetovës në vend të konferencave për shtyp dhe kumtesave të mbushura me kritika të pabaza dhe informacione të rreme, të fokusohet më shumë në nevojat e nxënësve. Kështu iu përgjigj Ministra e Arsimit dhe Shkencës akuzave të Komunës së Tetovës, se atje mungojnë mbi 45 mijë libra në shkollat fillore dhe të mesme.

Ministria mungesën e librave në Tetovë e arsyeton me atë se shkollat në territorin e Tetovës nuk i kanë paraqitur fare ose kanë dorëzuar informacione të pasakta për nevojat real konform numrit të nxënësve dhe nuk i kanë paraqitur tekсtet shkollore të dëmtuara të cilat kanë qenë të detyruar t’i paraqesin sipas udhëzimeve me të cilat ata janë të njohur.


“Ju njoftojmë se më 29 prill të këtij viti MASH me shkresë ka njoftuar të gjitha komunat se nevojiten informacione për numrin e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor, me afat për dorëzimin deri më 12 maj. Nga shkollat në Tetovë nuk ka pasur asnjë reagim, ndërsa pas disa rikujtimeve nga shërbimet e Ministrisë së Arsimit, nuk kanë dhënë informata deri në mesin e qershorit. Përkundër mungesës së përpikmërisë nga ana e shkollave të Tetovës, MASH menjëherë vazhdoi me dorëzimin, duke dorëzuar 409.458 tekste shkollore nga klasa e parë deri në të pestën, dhe së shpejti me dorëzimin e 48.254 teksteve shkollore për klasën e shtatë, tetë dhe të nëntë”, thonë nga MASH.

Nga MASH shtojnë se është e pandershme të fajësosh Ministrinë, kur pakujdesia e komunës është e dukshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori