LAJMI I FUNDIT:

Mallorca ndal me barazim Barcelonën, Muriqi protagonisti kryesor

Mallorca ndal me barazim Barcelonën, Muriqi protagonisti kryesor

Mallorca dhe Barcelona kanë luajtur baras 2-2 në kuadër të javës së shtatë në elitën e futbollit spanjoll.

Ishin vendasit ata që morën të parët avantazhin pas golit të shënuar nga Vedat Muriqi në minutën e tetë të takimit, pas asistimit me kokë nga Antonio Sanchez. (1-0)

Pas golit të pësuar Barcelona u vu në kërkim të barazimit dhe shtoi intensitetin e lojës ku dhe arritën të shënojnë tre minuta pa përfunduar pjesa e parë me anë të Raphinhas. (1-1)


Vedat Muriqi i shënon Barcelonës gol të bukur pas vetëm tetë minutash
Lexo po ashtu Vedat Muriqi i shënon Barcelonës gol të bukur pas vetëm tetë minutash

Kur të gjithë mendonin se dy skuadrat do të shkojnë në pushimin mes pjesëve me këtë rezultat, në skenë doli përsëri Vedat Muriqi i cili asiston me kokë bashkëlojtarin Abdon Prats i cili nuk gaboi në një situatë ballë për ballë me Ter Stegen, për t’i dhënë avantazhin Mallorcas për herë të dytë në këtë përballje. (2-1)

Me epërsinë prej një goli të vendasve përfundoi edhe pjesa e parë.

Në minutën e 55-të të ndeshjes, Barcelona iu afrua barazimit ku arritën të godasin shtyllën me anë të portugezit Joao Felix.

Blaugranasit fituan një penallti në minutën e 65-të me anë të Lamine Yamal, por pas rishikimit në VAR gjyqtari kryesor i ndeshjes tërhoqi prapa vendimin e tij.

Goli i barazimit për ekipin e Xavit erdhi saktësisht dhjetë minuta më vonë pas anulimit të penalltisë, ku ata arritën të shënojnë me anë të  Fermin Lopez i cili u asistua nga braziliani Raphinha. (2-2)

Muriqi nuk e harron dot ndeshjen në Bukuresht: Njerëzit po harrojnë që do të vdesim të gjithë një ditë, pse përzihet politika në futboll
Lexo po ashtu Muriqi nuk e harron dot ndeshjen në Bukuresht: Njerëzit po harrojnë që do të vdesim të gjithë një ditë, pse përzihet politika në futboll

Pas këtij momenti e deri në fishkëllimen e fundit disa raste të tjera shënimi për të dy skuadrat, por të gjitha tentimet për të shënuar ishin të pasuksesshme.

Pas kësaj ndeshje, Barcelona vazhdon të mbetet lider në tabelë, të paktën deri nesër në mbrëmje kur Real Madridi zhvillon ndeshjen e tyre ndaj Las Palmas./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Pamja e tyre i thotë të gjitha: Shikoni reagimet e fëmijëve që dalin me lojtarët në fushën e ndeshjeve të Euro 2024

Pamja e tyre i thotë të gjitha: Shikoni reagimet e fëmijëve që dalin me lojtarët në fushën e ndeshjeve të Euro 2024

Përfaqësueset

"Një nga lojtarët më të rrezikshëm" - Toni Kroos tregon se cilit lojtar të Spanjës i frikësohen më shumë

Përfaqësueset
Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka

Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka "ekip të ri dhe papërvojë"

Përfaqësueset
Rumunët lanë një mesazh për gjermanët pas eliminimit nga Euro 2024, kjo është gjendja në të cilën u larguan nga zhveshtorja

Rumunët lanë një mesazh për gjermanët pas eliminimit nga Euro 2024, kjo është gjendja në të cilën u larguan nga zhveshtorja

Përfaqësueset
Punoi gjashtë vite te Man City, ish-asistenti i Guardiolës suspendohet me një vit për shkak të basteve

Punoi gjashtë vite te Man City, ish-asistenti i Guardiolës suspendohet me një vit për shkak të basteve

Premier League
Euro 2024 një

Euro 2024 një "minierë ari" - ku shkojnë paratë, sa fitojnë federatat, klubet, lojtarët dhe gjyqtarët

Përfaqësueset
Kalo në kategori