LAJMI I FUNDIT:

Mundo Deportivo: Rumania mund ta humbë me rezultat zyrtar ndeshjen me Kosovën

Mundo Deportivo: Rumania mund ta humbë me rezultat zyrtar ndeshjen me Kosovën

Mediumi spanjoll Mundo Deportivo ka shpjeguar skenarin më të errët pas incidenteve në ndeshjen e humbur të Kosovës në Rumani, ku vendasit mund të marrin dënime të ndryshme, ndër to edhe humbja me rezultat zyrtar.

Rumania triumfoi 2-0 ndaj Kosovës, ndeshje në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024 e luajtur në “Arena Nationale” dhe e ndërprerë pasi një grup ultras i “Uniti sub tricolor” shkaktoi pezullimin e përkohshëm të lojës shkaku i një pankarte politike.


Gazeta e njohur spanjolle Mundo Deportivo ka shpjeguar skenarin më të errët pas incidenteve në ndeshjen Rumani – Kosovë, të vlefshme për Grupin I.

Në raste të tilla UEFA tregohet e rreptë, dënimi që pritet të marrin rumunët pas thirrjeve nacionaliste
Lexo po ashtu Në raste të tilla UEFA tregohet e rreptë, dënimi që pritet të marrin rumunët pas thirrjeve nacionaliste

“Nëse jo këtë të mërkurë, atëherë në ditët në vijim UEFA do të hapë një hetim të jashtëzakonshëm në lidhje me incidentet që ndodhën mbrëmë në ndeshjen Rumani-Kosovë në Bukuresht”, ka shkruar Mundo Deportivo.

Ndeshja u ndërpre për gati një orë pasi lojtarët kosovarë u larguan nga fusha në minutën e 19-të, kur tifozët rumunë filluan të thërrisnin “Serbi, Serbi!” dhe u shfaq një pankartë “Kosova është Serbi”. Rumania është një nga vendet që nuk e njeh sovranitetin e Kosovës.

Do të duhet të presim përfundimet e seancës, por federata rumune e ekspozon veten ndaj sanksioneve të rënda. Neni 11 i Kodit Disiplinor të UEFA-s thotë se federatat kombëtare janë përgjegjëse për “ndërprerjen dhe braktisjen e fushës”.

Përveç kësaj, neni 14, në lidhje me aktet raciste, thotë qartë se “nëse një ose më shumë anëtarë të një federate fyen ose sulmojnë për arsye racore, fetare, etj.”, ata janë përgjegjës për mbylljen e pjesshme të stadiumit të tyre, përveç një gjobë.

Mediat më të mëdha botërore shkruajnë për ngjarjen e turpshme në Bukuresht: Skandal politik në Rumani
Lexo po ashtu Mediat më të mëdha botërore shkruajnë për ngjarjen e turpshme në Bukuresht: Skandal politik në Rumani

Por, vetë shkrimi lë të hapur mundësinë e mbylljes totale të stadiumit për një ose më shumë ndeshje. Dhe madje edhe humbja e ndeshjes me rezultat zyrtar “3-0”.

Për më tepër, neni 16 i ligjit dhe rendit dhe sigurisë i UEFA-s e mban përgjegjës federatën pritëse për sjelljen e tifozëve të saj. Ndër të tjera, për përdorimin e “gjesteve, fjalëve apo çdo metode tjetër të transmetimit të një mesazhi provokues” dhe veçanërisht atyre me ton politik, ideologjik apo fetar”, shkruan gazeta spanjolle. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamjet nga reagimi i Tyson Furyt në zhveshtore pas humbjes nga Oleksandr Usyk

Dalin pamjet nga reagimi i Tyson Furyt në zhveshtore pas humbjes nga Oleksandr Usyk

Boks
Ka dyshime se Guardiola dhe De Bruyne kanë gjetur klubin e ri - do të shkojnë atje së bashku në vitin 2025

Ka dyshime se Guardiola dhe De Bruyne kanë gjetur klubin e ri - do të shkojnë atje së bashku në vitin 2025

Premier League
Në gardën e nderit, të gjithë e duartrokitën Kloppin - përveç një lojtari

Në gardën e nderit, të gjithë e duartrokitën Kloppin - përveç një lojtari

Premier League
Davide Ancelotti duket se po largohet nga Real Madridi - ka ofertën në tavolinë

Davide Ancelotti duket se po largohet nga Real Madridi - ka ofertën në tavolinë

Ligue 1
Misteri rreth Mbappes: Nga lëndimi, strategjia e Enriques, dhe momenti i sikletshëm me një femër në Kanë

Misteri rreth Mbappes: Nga lëndimi, strategjia e Enriques, dhe momenti i sikletshëm me një femër në Kanë

Ligue 1
Si mund të luajë Liverpooli nën urdhrat e Arne Slot - formacion pa sulmues natyral

Si mund të luajë Liverpooli nën urdhrat e Arne Slot - formacion pa sulmues natyral

Premier League
Kalo në kategori